150 refugjatë sirianë zhduken në Greqi

0
260

ImageProxy

Rreth 150 refugjatë të cilët erdhën në fshatin grek Pragi nuk dihet gjë për fatin e tyre pasi janë marrë nga policia. Refugjatët, të cilët besohet se kanë kaluar në Greqi përmes kufirit turk, nuk janë parë më që kur autoritetet greke i morrën me vete. Ndërsa shume besojnë se ka mundësi që ata të jenë ekstraduar në Turqi, mungesa e ndonjë dokumenti të këtij procesi ka tërhequr kritika nga aktivistët, avokatët, grupet e të drejtave të njeriut, deputetët e opozitës, ekspertë të emigracionit dhe zyrtarë ndërkombëtarë.’

Kety Kehayioylou nga agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR, tha : “Askush nuk është regjistruar ndonjëherë në Qendrën e Pranimit të Parë të parashikuar me ligje ndërkombëtare dhe ne kemi kërkuar hetim për këtë.”

Amnesty International ka bërë thirrje gjithashtu për një hetim pasi shefi i policisë greke, Nikos Papagianopoulos, është regjistruar duke thënë në një takim të fshehtë se “ Ne duhet t’ua bëjmë jetën e padurueshme emigrantëve”.

Drejtori i Amnesty International John Dalhuisen tha: “ Nëse është e saktë kjo deklaratë nga shefi i policisë atëherë është thellësisht tronditëse dhe vë në dukje një mospërfillje me paramendim për të drejtat dhe mirëqenien e refugjatëve dhe emigrantëve që kërkojnë strehim dhe mundësi në Bashkimin Europian.”

Greqia dhe Bullgaria kanë shtuar masast e sigurisë në kufirin turk për të ndaluar rrjedhën e emigrantëve kryesisht sirianë dhe afganë, ku shumë prej tyre kanë filluar ta rrezikojnë jetën e tyre në përpjekje për ta kaluar detin Egje. Vetëm këtë vit, rreth 149 njerëz janë mbytur në Egje duke u përpjekur të lundrojnë nga Turqia për në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here