Forumi i të Rinjve Musliman nuk i ka pranuar urimet për Bajram të krerëve shtetëror.
Përmes një njoftimi për media, FRM-ja thotë se : “ka parë urimet hipokrite që sundimtarët e Kosovës u kanë bërë muslimanëve në këtë Bajram, dhe kërkon që këto urime të kthehen pas e mos të pranohen nga muslimanët”
Deklarata e plote per media :
FRM refuzon urimet e Bajramit nga Thaçi dhe Jahjaga
Forumi i të Rinjve Musliman ka parë urimet hipokrite që sundimtarët e Kosovës u kanë bërë muslimanëve në këtë Bajram, dhe kërkon që këto urime të kthehen pas e mos të pranohen nga muslimanët.
FRM i refuzon këto urime, që vijnë nga kryeministri Thaçi dhe presidentja Jahjaga pasi ato vijnë në një kohë dhimbje dhe frike në të cilat sot kalon komuniteti musliman i Kosovës. Thaçi – Jahjaga i ka mbushur burgjet me besimtarë muslimanë. Ka burgosur hoxhallarë të nderuar sikur Shefqet Krasniqi dhe liderë politikë sikur Fuad Ramiqi – e nëpërmjet mediave muslimanët e Kosovës i tremb, terrorizon dhe akuzon për terroristë.
Të urosh Bajramin e muslimanëve në këto momente është një hipokrizi, që bëhet për të hutuar besimtarët të cilët hoxhallarët e tyre i kanë akoma nëpër burgje. Allahu përmend në Kuran që njerëzit më të këqij të tokës janë hipokritët. Ata që u thonë besimtarëve që jemi me ju, por që pas shpine i dëmtojnë.
FRM i kërkon Thaçit dhe Jahjagës që përpara se ti urojnë muslimanët ata duhet të u kërkojnë falje dhe lirojnë menjëherë imamët dhe politikanin opozitar Fuad Ramiqi.
Jajhaga dhe Thaçi duhet te mbajnë përgjegjësi morale përpara popullit te tyre për arrestimin dhe poshtërimin që i kanë bërë fesë Islame dhe imamëve që kanë punuar për popullin tonë, duke i mësuar fenë dhe ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje në një kohë që qeveria jonë e korruptaur e ka varfëruar.