Nga Ubadetu ibën Samitin radijAllahu anhu përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Në Xhennet ka njëqind shkallë, largësia mes dy shkallëve të tij është sa largësia mes qiellit dhe tokës.
Shkalla më e lartë e tij është Firdevsi, prej tij shpërthejnë katër lumenjtë e Xhennetit, mbi të (Firdevsin) qëndron Arshi-Froni (Allahut).
E kur t’i kërkoni Allahut atëherë kërkojani xhenetin Firdevs.”
(Tirmidhiu 2531)