10 gjëra që mund të pastroni me kripë

0
264

10 gjëra që mund të pastroni me kripë

A e dinit se kripa ndihmon edhe ne pastrimet e shume gjerave ne shtepine tuaj? Ka shumë mënyra se si kripa bëhet e dobishme për jetën e njerit. Disa studime thonë se ka rreth 14.000 përdorime të kripës. Ja 10 prej gjerave qe mund te pastroni me kripe dhe t’i beni ata te shkelqejne.

1-Kripa pastron lavamanin
Bëni një përzierje me kripë dhe ujë të ngrohtë dhe pastroni lavamanin tuaj. Nuk do ju  mbetet asnjë pikë yndyrë dhe ai do të shkëlqejë.

2-Heq pjesët e djegura tek paisjet e gatimit
Gjëja më acaruese që ju e urreni ta bëni pasi gatuani është të hiqni pjesët e djegura nga tenxheret apo tigani. Nëse paisjet tuaja të gatimit marrun të djegura, hidhni kripq sipër tyre sapo të mbaroni me gatimin. Kështu, ato pjesë do të hiqen lehtë.

3-Pastron bakrin apo bronzing
Bëni një përzierje të kripës, uthullës dhe miellit dhe pastroni trofe, medalje apo koleksione antike që keni prej bakri apo branzi. Lijeni për pak kohë dhe fshijeni me një pecë të butë. Ata do të duken sit ë reja.

4-Heq ndryshkun
Ju mund të shpëtoni nga ndryshku nëse pastroni me kripë. Bëni një përzierje me kripë, ujë dhe krem guri. Aplikojeni tek ndryshku dhe lijeni të thahet. Përdorni një brushë për të hequr pjesët dhe fshijeni më një pecetë të butë.

5-Pastron frigoriferin
Bëjeni frigoriferin tuaj të shkelqejë me pak kripë dhe ujë me gaz. Merrni një leckë dhe fshijeni me të frigorifern tuaj gjithandej.

6-Heq njollat nga mobiljet prej druri
Po, ju mund të hiqni njollat kokëfortë nga mobiljet tuaja me anë të kripës. Vetëm bëni një substance të trashë të kripës dhe vajit vegjetal dhe fshijini sipërfaqen e mobiljeve tuaja. Më pas fshijeni atë më një leckë të thatë dhe do të shikoni rezultatet.

7-Heq mykun
Rrobat në dollapin tuaj mund të ndikohen nga myku i cili krijon erë të cuditshme dhe ngjyra e rrobave tuaja zbehet. Merrni pjesë të barabarta të lungut të limonit dhe kripës dhe fshijini me të butësisht njollat e mykut. Lijini ata nën diell për tu tharë.

8- Ndez ngjyrat
Po, kripa është gjithashtu efektive në ndricimin e ngjyrës së tapetave dhe qilimave tuaj. Pastroni butësisht me ujë dhe kripë tapetet tuaj dhe ngjyrat e zbehta do të ndricohen.
9-Heq njollat e djersës
Ju nuk mund të ruani veshjen tuaj të preferuar për të mos marrë njollë, sidomos në ditët e nxehta të verës. Bëni një përzierje të kripës dhe ujit dhe fërkojeni  me sfungjer ku keni njolla djerse apo ndonjë njollë tjëtër për t’i hequr ato.

10-Pastron vaskën
Ju mund ta bëni vaskën tuaj të duket si e re me kripë dhe lëng portokalli apo limoni. Pastrojeni atë me këtë përbërje dhe do të shikoni magjinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here