A LEJOHET TË FLIHET NË SHPINË DHE BARKAS?

0
533

Pyetje: Ju përshëndes hoxhë i nderuar, Allahu ju shpërbleftë!

Kam një pyetje rreth mënyrës së fjetjes: A lejohet të flihet në shpinë? Po barkas? Nëse nuk lejohet, çfarë duhet të bëjë personi i cili ndryshe nuk mundet ta zërë gjumi?

Përgjigje: Lejohet që njeriu të flejë mbi shpine, pra ana e shpinës të jetë e mbështetur në krevat, ndërsa nuk lejohet të bihet në gjumë me bark, pra kur shpina është sipër, sepse siç tregohet në një hadith një prej sahabëve ishte shtrirë në këtë mënyrë dhe Profeti (alejhi selam) i ra me këmbë dhe i tha:

“Mos u shtri në këtë mënyrë, sepse kjo e shtrirë urrehet nga Allahu i Madhëruar.” Transmeton Ebu Daudi.

Sunet është që njeriu të bjerë në krahun e djathtë dhe është mirë ta mësojë veten kështu, pasi kjo ka edhe dobi shëndetësore dhe gjumi në këtë mënyrë bëhet edhe më rehat, por nëse ai gjatë natës lëviz dhe mund të kthehet përmbys me barkun poshtë, atëherë kjo është diçka për të cilën nuk ka problem, pasi bëhet në mënyrë të pavetëdijshme. Por, nëse gjendja është e atillë saqë ai e ka të pamundur ta zërë gjumi vetëm se kështu atëherë mund të themi se Allahu nuk e detyron njeriun përtej mundësisë së tij, por gjithsesi ai duhet ta mësojë veten në mënyrë graduale t’i largohet kësaj mënyre fjetjeje, për vetë shkakun që përmendëm më sipër.

Gjithsesi, Allahu e di më së miri.

Justinian Topulli
Burimi Jetës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here