O ZOTI IM, MOS MË LE VETËM (PA FËMIJË), E Tl JE TRASHËGIMTARI MË I MIRË

0
241

O Zot, mos më le të vetmuar pa fëmijë, e pa trashëgimtarë. “e Ti je trashëgimtari më i mirë”, pra, Ti je më i Miri që mbet pasi që të gjithë vdesin, që është një lëvdatë për Allahun e Madhëruar i Cili qëndron përçdoherë, dhe flet përzhdukjen e çdo gjëje të gjallë pos Tij, që është një kërkim i mëshirës së Allahut, dhe një lutje me çfarë i përshtatet kërkesës me fjalën “Ti je trashëgimtari më i mirë”, në këtë rast është përdorur rrënja e mbiemrit superlativ , që është një retorikë e shtuar në lavdërimin e Allahut të Madhëruar, në shenjë kërkimi mëshire për t’u përgjigjur lutja.

Allahu iu përgjigj lutjes së tij, e furnizoi atë me një profet të mirë, të cili Vet Allahut e emërtoi ‘Jahja’, alejhi selam, dhe bëri që gruja e tij të jetë pjellore, pasi që ishte grua sterile, që është një fakt për fuqinë absolute të Tij, për të Cilin nuk ka gjë të pamundur as në tokë e as në qiej. Dhe Allahu na njoftoi për shkakun e përgjigjjes ndaj lutjes së tij, Allahu thotë: “Me të vërtetë, ata nxitonin në vepra të mira”. Enbija, 90.

Ata garonin për mirësitë e ndryshme, në forma dhe lloje të ndryshme, në kohërat e preferuara, duke e plotësuar në mënyrën më të mirë e më të përshtatshme “dhe ishin të përulur ndaj Nesh”. Enbija, 90.

Ishin të përkushtuar në përulësi, modesti në çdo rast e çdo kohë. “Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë)”. Enbija, 90. Ata gjithashtu i frikoheshin Allahut, e luteshin për gjërat e dëshiruara, prej të mirave të dynjasë e ahiretit, e kërkonin mbrotjen e Tij nga gjërat e padëshiruara, prej dëmeve në këtë dynja e në ahiret, në rehati e në vështirësi, dhe në këtë ajet fjala është në kohën e tashme dhe kjo për dy dobi: Lutjet e tyre të shpeshta, vazhdueshmëria e tyre në lutje me plotëdëshirë dhe frikërespekt, siç aludon në këtë fjala në kohën e tashme “shpejtojnë”. Pasqyrim i ngjarjes në mendje, sikur lexuesi sheh në moment ndodhinë, prej ku ngjallet ndjekja e tyre në këtë vepër.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
[1] Sureja Enbija , 89.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here