19 ajete 19 nyje

0
514

Transmetohet nga Abdullah Ibën Abas Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë:

Duke qenë i sëmurë rëndë i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i erdhën dy melek, njëri i qëndroi te koka e tjetri te këmbët i cili e pyeti atë që qëndroi te koka: Prej çka është i sëmur? Ai i përgjigjet: E ka goditur magjia. Ky e pyet: kush i ka bërë magji? Ai i përgjigjet: Lebid Ibën Asem i cili ishte hebre. Ky e pyet: Ku është magjia? Ai i përgjigjet: Te një pus i njohur nën pllakën e gurit. Ata shkuan te pusi hoqën ujin ngritën pllakën e gurit dhe nxorën magjinë dhe e dogjën. Në te ka pasur njëmbëdhjetë nyje dhe pasi që i zbritën këta dy sure të cilat përmbajnë njëmbëdhjetë ajete, çdo ajet që lexonte zgjidhej një nyje derisa u zgjidh e gjith magjia dhe u shkatërrua.