Zona më ulët në rruzullin tokësor – Ja çfarë thotë Kurani
Allahu i Madhëruar thotë në fillim të sures Er Rum:
“Elif, Lam, Mim, bizantët u mundën në tokën më të ulët, por pas disfatës së tyre, ata do të fitojnë brenda pak vitesh.”
(Er Rum 1-4)
Në fjalorët e gjuhës arabe, fjala edna, që është përdorur në ajet ka dy kuptime: më i afërt dhe më i ulët. Në përputhje me ajetin e shenjë, toka e Palestinës (ku janë mundur bizantët) është më e afërta me Gadishullin arabik, dhe në të ndodhet pika më e ulët nën nivelin e detit në të gjithë rruzullin tokësor. Ajo është Aguari i Detit të Vdekur, që ndodhet 392m nën nivelin e detit. Bizantët fituan ndaj persëve pas pak vitesh, tamam ashtu siç paralajmëroi Kur’ani.