Uji i orizit është përplot materie ushqyese, prandaj herën tjetër pini këtë ujë dhe kënaquni me këto tri ndryshime të shkëlqyeshme.
Shumica, nëse jo edhe të gjithë ne, nuk e pimë ujin i cili mbetet pas zierjes së orizit, por vetëm e hedhin si diçka krejtësisht të panevojshëm, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ne pikërisht nuk jemi të vetëdijshëm se sa të mira na sjell ai dhe që pikërisht e hedhin poshtë thesarin e vërtetë për organizmin tonë!
Të mirat që sjellë lëngu i orizit të zier janë të mahnitshme. Është një recetë e vjetër kineze sipas së cilës uji që mbetet pas orizit të zier mund të shërbejë shumë.
Kjo recetë shërben për një lëkurë më të shëndetshme, flokë më të shndërritshme dhe për më shumë energji.
Mund ta keni një trup të shëndetshëm dhe lëkurë të mrekullueshme me ndihmën e dy përbërësve të thjeshtë: ujë dhe oriz.
Si ta përgatisni këtë ujë?
Mund ta përdorni edhe ujin në të cilin zieni orizin në mënyrë të zakonshme. Por, në mënyrë që të merrni sa më shumë benefite, vendoseni orizin në një tepsi/tenxhere dhe vendosni më shumë ujë se zakonisht. Kur orizi zien, mund ta përdorni ujin. Konsumojeni të ngrohtë ose lëreni të ftohet, varësisht nga shijet.
Përparësitë në shëndet:
– E mbush trupin me energji dhe rrit sasinë e karbohidrateve
– Ndihmon për gastroenteritis ose diarrea
– Ju mban larg kancerit
– Kontrollon presionin e lartë të gjakut
– Kontrollon temperaturën trupore
Përparësitë në bukuri:
– E pastron fytyrën
– Ndalon shfaqjen e rrudhave në fytyrë
– Flokë më të shëndosha dhe të shndërritshme, nëse lahen me këtë ujë