Home Zgjodhëm për ju. Para se të filloni namazin…

Para se të filloni namazin…

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije që të kemi kujdes për plotësimin dhe drejtimin e safëve (rreshtave) gjatë namazit.

Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: (Para se të filloni namazin)

– Drejtoni radhët,

– Ngjitni supet me njëri tjetrin,

– Plotësoni vendin e lirë në saf,

– Lironi vend atij që don të hyjë në saf,

– Mos i leni vend shejtanit ndërmjet jush

– Kush e plotëson safin, All-llahu është me atë, e kush e këput safin All-llahu këput lidhjen me të.

Transmeton Ebu Davudi me sened të vërtetë.

Para se të filloni namazin

Previous articleZieni orizin dhe pini vetëm ujin: Do t’ju ndodhin gjëra të cilat keni mundur vetëm t’i ëndërroni!
Next articleKur’ani është shërim për çdo sëmundje