Ecja është një veprim esencial që duhet ta bëni çdo ditë. Ajo ju bën që të jeni më të shëndetshëm dhe të keni më pak probleme me trupin tuaj.
“Udhëtimi i mijëra kilometrave fillon me vetëm një hap”, kështu kishte thënë filozofi i famshëm kinez, Lao Tzu. Kjo fjalë është interpretuar në shumë situata.
Udhëtimi juaj i shëndetshëm fillon me një hap të vetëm që ju e merrni në parkun më të afërt. Ne nuk po ju propozojmë ndonjë regjim fitnesi që ju duhet ta përcjellni. Vetëm zgjohuni dhe ecni.
Është një eksperiencë shumë e bukur gjithashtu. Ecja është esenciale për aktivitetin trupor, transmeton Lajmi.net. Ju bëheni më të vetdijshëm për mjedisin tuaj, mendoni më mirë, jeni më të fuqishëm, jeni në disponim më të mirë.
Mos e përdorni veturën kur shkoni në marketin që e keni afër, ecni, kjo është më e mirë për ju. Shkoni të bëni pazar në këmbë, merrni shkallët jo-lëvizëse për tu ngjitur nëpër katet e marketit dhe vazhdoni të ecni gjithmonë.
Ju gjithashtu mund ta parkoni veturën tuaj pak më larg zyres tuaj dhe kështu të paktën do ta shtyeni vetën që të ecni dy herë në ditë. Një herë kur shkoni në zyre dhe njëherë kur të vini nga ajo.
Ecja është diçka që mund ta bëni në çdo kohë të ditës, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Ekspertët tani janë duke thënë se ecja është më e mirë se të gjitha ushtrimet e tjera të fitnesit, që i jep njeriut një shëndet të mirë dhe një kualitet më të mirë të jetës, transmeton Lajmi.net.
Mendoni për këtë. Zgjohuni në mëngjes dhe ecni, kjo është më e mirë për ju!
– See more at: http://lajmi.net/zgjohu-dhe-ec–nese-deshiron-te-jesh-me-i-shendetshem_100075825.html#sthash.ztpWNfdC.dpuf