ZGJEDHJA E URTË E ALLAHUT NË KRIJESAT E TIJ

0
586

Allahun e Madhëruar e falënderoj dhe dërgoj salavate dhe përshëndetje për pejgamberin e fundit Muhamedin salallahu alejhi ve selem, familjen e tij të pastër, shokëve të tij besnik dhe për besimtarët që ndjekin rrugën e tij.

Gjatë studimeve dhe leximit të librave të fesë islame hasim në gjëra të mrekullueshme të cilat të lënë mbresa thellë në shpirt përgjithmonë. Njeriu çdo herë kur i përkujton ato, i bëhen një shoqëri që e ledhatojnë dhe nuk e lënë të ndjehet i vetmuar. Tregime dhe informata të këtilla i hasim në të gjitha lëmit e librave të fesë islame, si në Teuhid, apo librat e Akides, në Fikh, në Sire, në Hadith, në histori islame etj. Të gjitha këto rrëfime në vete përmbajnë informata nga të cilat veçojmë veçori me të cilat janë dalluar mes vete krijesat e Allahut. Nëse i hedhim një shikim ajetit kuranor ku Allahu i Madhëruar ka thënë:

أَهُمْ يَقْسِمُونَ رَحْمَتَ رَبِّكَ ۚ نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُمْ مَعِيشَتَهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۚ وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِيَتَّخِذَ بَعْضُهُمْ بَعْضًا سُخْرِيًّا ۗ وَرَحْمَتُ رَبِّكَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ

“A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë “ Zuhruf 32

Poashtu edhe ajetit tjetër:

يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِ مَنْ يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ

“Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe “ Ali Imran 74

Domethënë se Allahu Fuqiplotë ka bërë dallim në mesin e krijesave të tija dhe atë e ka bërë me urtësinë e Tij të pakufishme. Ai pra Allahu ka zgjedhur dhe ka dalluar mes njerëzve kë do ta bëjë pejgamber. Ne si besimtarë kur hasim në kësi far rastesh vetëm se na shtohet besimi edhe më tepër dhe na kënaqet shpirti me iman sepse na shfaqet urtësia e Allahut të Gjithëdijshëm. Si ilustrim mund ta përmendim ajetin ku i përmend melekët që e ruajnë Xhehenemin. Ka thënë se janë nëntëmbëdhjetë:

عَلَيْهَا تِسْعَةَ عَشَرَ

“Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë “ Mudethir 30

Mirëpo ky numër i ruajtësve të Zjarrit ka qenë enigmë për shumë njerëz, por jo për besimtarët.

Allahu I Madhëruar ka thënë:

“E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi, e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “Cka dashti All-llahu me këtë si shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz “ Mudethir 31

Krahas kësaj kemi edhe ndodhia që vetëm nga një herë kanë ndodhur, personave të caktuar po edhe me krijesa tjera. Në këtë libër kam bërë një përzgjedhje të atyre rasteve të veçanta që i kanë ndodhur vetëm një njeriut, apo dy a tre vetëve, një rast i vetëm, i pa përsëritur, një vepër që dikush së pari e ka bërë, e kështu me radhë.

Për ilustrim do ta përmendi një nga gjërat e veçanta:

Shpallja e luftës

Allahu I Madhëruar vetëm në dy raste të veçanta ka përmendur se shpallë luftë:

Rasti i parë është në Kur’anin Fisnik dhe atë ndaj atyre që merren me kamatë.

Allahu i madhëruar ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَذَرُوا مَا بَقِيَ مِنَ الرِّبَا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ فإِنْ لَمْ تَفْعَلُوا فَأْذَنُوا بِحَرْبٍ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ ۖ وَإِنْ تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُءُوسُ أَمْوَالِكُمْ لَا تَظْلِمُونَ وَلَا تُظْلَمُونَ

“O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. * E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj – askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.” Bekare 278, 279

Rasti i dytë në hadith kudsi. Pejgamberi ka thënë se Allahu I Madhëruar ka thënë:

(( من عاد لي ولياً فقد آذنت له بالحرب … ))

“Kush mi kundërvihet veliut (dashatarit) tim, vetëm se i kam shpallur luftë, … .”[1]

E gjithë përmendja e Allahut është mirë, por i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka dalluar fjalën la ilahe il-lallah dhe ka thënë:

(( أفضل الذكر لا إله إلا الله ))

“Dhikri (përmendja) më i mirë është la ilahe il-lallah“[2]

Allahu na ka krijuar neve dhe veprat të cilat ne I veprojmë, por në mesin e tyre ka bërë dallim. Prej tyre ka të mira dhe më të mira, por ka të këqija dhe më të këqija. I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

((عرضت علي أمتي بأعمالها حسنها و سيئها فرأيت في محاسن أعمالها إماطة الأذى عن الطريق و رأيت في سيء أعمالها النخاعة في المسجد لم تدفن ))

“Më janë paraqitur mua ymeti im me veprat e veta, të mirat e tyre dhe të këqijat e tyre. Në mesin e veprave të mira pashë largimin e pengesës nga rruga dhe në mesin e veprave të këqija pashë shkëlbazën në xhami që nuk e kanë mbuluar.[3]

[1] Tra. Buhariu nr. 6502 dhe të tjerë.

[2] Tra. Tirmidhiu dhe tjerë nga Xhabiri radijallahu anhu. Hadithi është hasen.

[3] Tra. Ahmedi, Muslimi dhe Ibn Maxhe nga Ebu Dherri #. shiko Sahih xhamius-sagir nr. 4003