UDHËTIMI I DY BASHKËSHORTËVE

UDHËTIMI I DY BASHKËSHORTËVE

– Dy bashkëshortë vendosin që të udhëtojnë së bashku me anije nëpër det. Pasi që udhëtimi ishte i gjatë anija disa ditë rreshtazi ecte nëpër det pa mos u ndalur fare. Në një moment paraqitet një furtunë e fortë dhe frymë e madhe, deri sa anija filloi të lëkundet nëpër det. Valët e detit filluan të ngrihen lartë dhe uji të depërton brenda anijes, kurse në mesin e udhëtarëve të përhapet paniku dhe frikë e madhe. Kapedani i anijes, dhe poashtu udhëtarët, e vërejtën se janë në një gjendje të rëndë. dhe se për shpëtim u nevojitet vetëm se një mrekulli nga ana e Allahut.
– Gruaja nga pamjet trishtuese nuk mundi ta përmban veten, filloi të bërtas duke mos e ditur se çka është duke vepruar. Vrapoi shpejt kah burri i saj me shpresë se ai do të gjen ndonjë zgjidhje dhe se do t’i shpëton nga vdekja e sigurt. Brenda kohe udhëtarët ishin hutuar fortë, nuk dinin se kah t’ia mbajnë, kurse burri për çudi ishte ulur dhe rrinte i qetë. Gruaja kur e pa në këtë gjendje u çudit, dhe u zemërua fortë, dhe filloi ta akuzon se është i ftohtë në shpirt dhe i pakujdesshëm. Burri e drejtoi shikimin e tij kah gruaja e zemëruar, dhe me fytyrë të mrrolur dhe e nxori një thikë të madhe të cilën ia vëndoi mbi gjoksin e saj dhe iu drejtua me shumë seriozitet dhe me zë të ulët duke i thënë: A nuk frikohesh nga thika?
– Gruaja shikoi kah burri dhe i tha: Jo.
– Pse, e pyeti burri.
– Për arsye se ajo thikë gjendet në dorën e atij që i besoj dhe e dua shumë, i tha gruaja!
– Burri buzëqeshi dhe i tha: Unë tani e veproj të njëjtën. Këto furtuna dhe valë deti të rrezikshme, janë në dorën e Atij, që i besoj dhe e dua fort. Atëherë pse të frikohem kur e di se Ai është sunduesi i të gjitha çështjeve.
“Nëse të përcjellin turbullira gjatë jetës.. dhe të kaplojnë furtuna të forta dhe çdo gjë është kthyer kundër teje.. mos u friko!! Allahu ty të donë dhe Ai është i cili ka fuqi mbi çdo frymë dhe furtunë.. mos u friko!
Nëse ti e donë Allahun, ji i bindur në Të plotësisht, dhe për të gjitha çështjet mbështetu Atij, për arsye se Ai të donë. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai”. Talak 3″.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU