Zekati i shikimit!

0
208

Më ka treguar vëllai im Ebul Hasen Ali bin Hasen el Etheri, se një herë shejkh Albanin e kishte ftuar njëri prej vëllezërve. Aty ishte ftuar edhe Aliu. Natën, kur do të shpërndaheshin, shejh Albani e pyet Aliun: A keni ndonjë makinë? Ai i përgjigjet: Jo, por do të na shpjerë vëllai ynë Ebu Lejla. – Shejhu ynë, Albani i tha: Jo! Do t’ju çoj unë – dhe nguli këmbë për këtë, duke refuzuar që t’i çonte dikush tjetër veç tij. Pastaj shejhu u kishte thënë: Ky është zekati i shikimit. – Pastaj vazhdoi: Këtë e kam mësuar nga babai im (Allahu e mëshiroftë). Një ditë erdhi tek babai një burrë për të ndrequr orën dhe kur e hapi për ta ndrequr, gjeti në të diçka të vogël, të cilën e largoi duke i fryrë dhe ora u rregullua. Klienti e pyeti për hakun punës, pra paratë që duhej t’i jepte për rregullimin e orës, por babai i tha: ‘Nuk ke për të dhënë asgjë, ky është zekati i shikimit.’

Qëllimi prej kësaj ndodhie është falënderimi i Allahut ndaj mirësisë së shikimit dhe kjo vepër e mirë konsiderohet prej falënderimit ndaj Allahut.”
Dr. Asim el Karjuti.

Përshtati: Fatjon Isufi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here