Young Europeans vs. Old Europeans shkruan Arianit Sllamniku

0
201

Kosova dhe popullata e kosovariazuar nga motoja e fundit si “europianët e rinjë” na bënë të ndihemi të previligjuar por edhe në siklet duke e pasur parasysh lashtësinë tonë në këtë pjesë të europës dhe të botës.

Në vijim do të mundohem që ta zberthej teorinë dhe rrugëtimin e shtetit dhe popullit tonë karshi rrjedhave perendimore të cilat trumbetojnë fort tek ne, sa që kemi ardhur në një siklet të vërtetë; athua jemi europianët e ri apo ata të vjetrit që historia e ka thënë?

Sociologjia – zbërthim i identitetit tonë aktual

Modeli i parë – Modernizimi me Perendimorizim

Si term i cili njhet edhe si Qemajlizëm, për shkak se ky model është unik në botë dhe ka pasur sukses pas reformës shtetërore të Turqisë nga Kemajl Ataturku, e cila epokë njihet edhe si zhveshje nga e kaluara shtetërore si dhe tradita e popullit në te kaluarën e saj në të gjitha sferat e jetës.

Koha nëpër të cilën ka kaluar shteti turk thuajse i ka kushtuar edhe me vet identitetin e  saj, duke u munduar të perendimorizohet ajo filloi të zhveshet nga të gjitha tiparet me të cilat është njohur dhe me të cilat është identifikuar si popull në tërë pjesën ku ka qenë e shtrirë me administratën e saj por edhe më gjërë.

Modeli I dytë – Modernizim me tradicionalizëm

Këtu rastin dhe shembullin më të mirë e kemi shtetin e Japonisë dhe popullin e saj, i cili njihet përnga saktësia, azhuriteti, përpikmëria por edhe përnga zhvillimi-modernizimi i saj në të gjitha sferat e sidomos në atë të avansimit të dhe modernizimit në fushat e teknologjisë.

Rasti i Japonisë është shembulli më I mirë se si një popull është modernizuar dhe prinë në listën e shteteve më të zhvilluara në botë por duke mos e rrezikuar kulturën, traditën si dhe zakonet e saja mijëra vjeçare gjegjësisht në mënyrë paralele ka avansuar në modernizimin e kushteve të jetës dhe punës duke i ruajtur tiparet dhe identitetin e saj kulturor dhe tradicional.

Quo Vadis

Apo më mirë të themi: Kah jemi duke shkuar?

Në kuadër të zhvillimeve dhe tranzicionit tonë si popull, shtet, komb me tiparet dhe identitetin tonë me të cilin na njeh bota; Dardanët e lashtë të shtetit Ilir.

Nëse kthehemi në retrospektivë dhe shohim ngarjet të cilat na kanë përcjellur, marr guximin dhe të konkludoj se për 12 vite pandërprerë modelin e parë të teorisë sociologjike të Qemajlizmit gjegjësisht perendimorizimin së bashku me modernizimin, apo më mirë të themi; Zhveshjen nga e kaluara e jonë tradicionale duke u munduar të bëhemi perendimor e kemi zbatuar në formën më të mirë të mundshme!

Faktet qe i kemi përjetuar

Kosova si shtet me diversitetin e saj që ka, ka përjetuar format dhe modelet më të ndryshme të okupimit me qëllim të asimilimit të saj në dekada me rradhë dhe nga okupues të ndryshëm por të pa sukses.

Tani në bazë të situatës reale gjendja faktike është tjetër! Që të jemi më afër shteteve europiane dhe projektit të BE-se, ne sy mbyllur po e rrënojmë krejt atë çka është ndërtuar më shekuj për të vetmin qëllim; që të jemi pjesë e shteteve perendimore të modernizuara të europës.

Fillimi i viteve të pasluftës Kosovën e gjeti me një identitet të ri në formim e sipër:

  1. Populli kosovar dhe jo populli shqiptar (me mbi 90{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} shqiptar),
  2. Diversisteti fetar si model unik brenda popullin shqiptar nuk përmendet si vlerë kombëtare shqiptare por herë herë si arsye për fajësimin e palëve moderne – të prapambetura,
  3. Identiteti kombëtar u shkri në atë shtetëror prej Shqiptar në atë Kosovar duke i barazvlerësuar minoritetet por në disa raste duke vepruar ligjërisht me diskriminim pozitiv ndaj tyre,
  4. Rasti I Kosovës – Sui generis (rast I veçantë), tendencë e një krijese unike në regjion,
  5. Krijimi i simboleve shtetërore pa identitet të qartë popullor – nacional; flamuri, himni, slloganet.
  6. Promovimin e rezistencës së fundit ushtarake duke mos e barazvlerësuar sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj në vërjen e këtij fakti historik si vlerë e shtetit amë – Shqipërisë jo edhe të shtetit të ri të Kosovës,
  7. Termi Mërgimtarë u zëvendësua me Diasporë, ku në bazë të këtij termi dhe promovimi u larguan nga regjistrimi i popullsisë me mbi 1 milion qytetarë me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit të tyre amë.

A ka çmim vlera tradicionale?

Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik vendor, reformimin e administratës së saj shtetërore, forcimin e rendit dhe ligjit në veçanti dhe pa dallim të shtresave shoqërore në përgjtihësi. Andaj në kuadër të këtyre përpjektjeve si shtet I ri, ne nuk kemi nevojë të transformohemi edhe po të na imponohej një formë e tillë; e zhveshjes nga tradicionalizmi – që të mos jemi vehtvetja dhe të shëndrrohemi në një popull të ri së bashku me shtetin e sapothemeluar,

Aplikimi i Modelit të dytë  – modernizim me tradicionalizëm siç e bëri shteti japonez, me qëllim që fqinjët tanë si dhe shtetet perendimore të na pranojnë me tiparet dhe nuancat e dalluara tradicionale ashtu edhe si jemi – vehtvetja.

Po të ishte ndryshe, e që jemi kah shkojmë kah modeli I Qemajlizmit, Kosova e integruar në bashkësinë e shteteve të BE-se, bashkësi e cila trumbeton me moton “Të bashkuar në diversitet”, shteti dhe populli ynë pa identitet të tij tradicional, athua si do të dallohet në atë bashkësi të shteteve dhe të kulturave me mbi 500 milion banorë, përpos me moton e famshme “Kosovo Young Europens”!?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here