Vrasesi i 100 personave!

0
213

Vrasesi i 100 personave!
Nga Ebu Seid Sa’d ibn Ma­lik ibn Sinan el-Hudrij radiAllahu anhu për­ci­llet se i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi we selam ka thënë:

“Moti para jush ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë veta, ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë. Atë e udhë­zuan te një murg (prift). Shkon te murgu e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të tevbe (mëshirë prej All-llahut dhe falje). Murgu i thotë se për të nuk ka tevbe.

Ky e vret edhe murgun dhe me të i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të tevbe? Dijetari i tha: “Po!

E cili është ai që mund të ndërhyjë ndërmjet tij dhe tevbes së tij? -Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë All-lla­hun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq”.

Njeriu u nis për në vendin e adhu­rimit të All-llahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes en­gjëjve të mëshirës dhe engjëj­ve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar kah All-llahu i Madhërishëm”. Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë”.

Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriut e këta e morën për gjykatës që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “Matni në mes dy vendeve (vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve), e më afër cilit vend të jetë, atij vendi edhe i ta­kon”. Engjëjt e matën hapë­sirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte, andaj e morën engjëjt e mëshirës”.

(Mutte­fekun alejhi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here