Vlora Çitaku ministrja që nënshkruante peticion kundër shamisë ndërsa nuk din të shkruan shqip !

0
238
Ministrja, pesë gabime me një fjali

Një deklaratë e ministres së Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku: “M’e nis’ me të tregu’ sa fakultetet i kam të kryer, mbesim këtu deri në shtatë mëngjes”, u bë shumë e famshme dhe mbahet mend ende te shumë njerëz. Por si duket, ministrja Çitaku, duhej të ketë pasur një lëndë që nuk i ka shkuar mirë dhe nuk ka mësuar ende ta praktikojë, gjuhën shqipe. Në një prej postimeve të saj të fundit në facebook, me rastin e publikimit të përgjimeve të kryera nga EULEX-i, ajo shkruan një status me aq gabime se dikush mund të çuditet se ajo e mban postin e ministres. Ky shkrim i shkurtër i saj, përmban plot gabime.

Në vetëm një fjali, Çitaku bën pesë gabime.

Ajo ka shkruar:

“vije” në vend të “vjen”,
“miqët” në vend të “miqtë”,
”mijë” në vend të “mi”,
”kokëqarje” në vend “kokëçarje”
“I” në mes të fjalisë, në vend të “i”
“spo” në vend të “s’po”

Për t’u çuditur është edhe fakti se nëna e Vlora Çitakut, Sala Ahmeti është profosoreshë e gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ahmeti, ish- deputete nga rradhët e PDK-së, njihet si fanatike e standardit të gjuhës shqipe. Në profilin e Çitakut, në faqen e ministrisë të cilën e drejton nuk shkruan se çfarë fakulteti ka të përfunduar kjo ministre. Aty përmendet vetëm drejtimi për media dhe gazetari, niveli master në KIJAC.

Një ministër tjetër për të cilin ishte raportuar raporti i keq me gjuhën shqipe është Agim Çeku i cili mbiemrin e tij e kishte shkruar gabimisht, “Qeku”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here