Vlera e shkencës në Kur’an
Shkenctarët musliman kanë bërë një analizë statistikore në suret dhe ajetet e Kur’anit që flasin për shkencën dhe njohuritë dhe kanë konkluduar se:
804 ajete kanë brenda tyre lëndën: dije;
52 ajete lëndën: lajm;
20 ajete lëndën: lexim;
80 ajete lëndën: informatë;
49 ajete lëndën: mendje;
20 ajete lëndën: kuptim;
18 ajete lëndën: mendim.
Tërësisht këto janë 1093 ajete, kurse Kur’ani tërësisht ka 6232 ajete, që domethënë se një e gjashta e ajeteve të Kur’anit flet për shkencën, e lavdëron, stimulon dhe nxitë për te.
Mirëpo kur lexon njeriu fjalën e All-llahut:
{وَقُلْ رَبِّ زِدْنِي عِلْماً (114)}
“…Zoti im, më shto dituri!”. (Taha: 114).
{ إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ }
“…Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët,…”. (Fatir: 28).
{ شَهِدَ اللَّهُ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ وَالْمَلائِكَةُ وَأُوْلُوا الْعِلْمِ قَائِماً بِالْقِسْطِ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (18) }
“All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit”. (Ali Imran: 18).
Kjo pa dyshim se na trishton dhe frikëson në të njejtën kohë.
Nga kjo pikënisje dolën në shesh dijetarët enciklopedistë të cilët e mësuan botën.
Në kohën e Faraonëve shkenctarët arritën në shumë fshehtësi të dijes dhe i mësuan shumë dije të reja, mirëpo nuk arriten të kenë llojllojshmërinë dhe enciklopedizmin që e kanë arritur muslimanët.
Në civilizimin grek shkenctarët e tyre nuk kanë arritur numrin, cilësinë dhe llojllojshmërinë siç ka qenë rasti me civilizimin islam.
Ne habitemi kur dëgjojmë emrat e shkenctarëve siç është Ibën Semili, Ibën Kelbiu, Ebu Ubejde, Esmeiu, Hejthem ibën Adiu, Medainiu, shkenctarë që kanë jetuar në shekullin e dytë sipas hixhretit dhe secili prej tyre ka lënë mes dy qind dhe tre qind librave.