Vlera e këtij vaji (kokrrës së zezë) në hadithet e Muhammedit, alejhi selam

0
216

Vlera e këtij vaji në hadithet e Muhammedit, alejhi selam

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, (Habbetus Seuda) sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes”. (Transmeton imam Ahmedi, Tirmidhiu, En Nesaiu, Ibni Maxhe. Imam Albani thotë hadithi është i vërtetë)

Gjithashtu, Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut, për farën e zezë ka thënë: ’’Në Farën e Zezë ka shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes.” (Transmeton Buhariu në kapitullin e mjekësisë, Muslimi në kapitullin e selamit).

Studimet shkencore tregojnë se:

Fara e Zezë përmban vaj acidic, të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshme, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancave të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (Nigellon, Alfa-Pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino-acidet.

Veçortë e vajrave acidike të pangopura:

• Ndihmojnë metabolizmin e trupit.

• Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.

• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm.

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.

• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.

• Kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale.

• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër.

• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve.

• Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gram vaj i Farës së Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe Alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht, ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet, si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Gjithashtu, ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektiv ndaj sëmundjeve alergjike si: astma dhe alergjia ndaj poleneve. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi në sëmundjet si: AIDS-si, kanceri etj.

Me gjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, ështe vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Evropë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Vaji Habbetus-seuda është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjendet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë. Në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell urinimin e shpeshtë, gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu, përdoret për të trajtuar gjendje të lëkurës si: ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar simptomat e ftohjes. Vaji Habbetus-seuda përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjenden qetësues dhe stimulantë të cilët aktivizojnë funksionin e mëlçisë. Është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të sterilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habbetus-seuda përmban elemente vepruese me dobi të shumta. Në të ka: fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji Habbetus-seuda rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here