Vlera e istigfarit (kërkimit të faljes)

Vlera e istigfarit (kërkimit të faljes)

Vlera e istigfarit (kërkimit të faljes)

Çdo falëndërim i përket All-llahut, Zotit të botëve, ndërsa paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Besnik, familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë me të mirë deri në Ditën e Kijametit. Më pas…

Ai paraqet bindje ndaj All-llahut të Madhërishëm, si dhe shkak për faljen e mëkateve. “E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh.” (Nuh: 10)
Është zbritës i shiut. “Që Ai t`ju dërgojë shi të bollshëm.” (Nuh: 11)
Është shtues i fëmijëve dhe pasurisë. “T`ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj.” (Nuh: 12) 
Është (shkak) për hyrjen në Xhennete. “Dhe të bëjë për ju Xhennete.” (Nuh: 12)
E shton fuqinë me plot kuptimin e saj. “Dhe do t`ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj.” (Hud: 52)
Është shijues i kënaqësive të bukura. “Ai do t`ju japë të shijoni kënaqësi të bukura.” (Hud: 3)
Është largues i fatkeqësisë. “All-llahu nuk do t`i ndëshkojë ata, përderisa kërkojnë falje prej Atij.”(El-Enfal: 33)
Është shakak për dhënien e çdo të miri shpërblimin e merituar. “… dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar.” (Hud : 3)
Robërit janë më se të nevoshjëm të kërkojnë falje, për faktin se ata mëkatojnë gjatë ditës e natës. E, kur i kërkojnë falje All-llahut, All-llahu i fal.
Është shkak për ta zbritur rahmetin (mëshirën).
Është shlyes i tubimit (mëkateve që janë bërë në të).
Është pasim i të Dërguarit, sal-lAll-llahu `alejhi ue sel-lem, se vërtet ai i kërkonte falje All-llahut në një tubim të vetëm shtatëdhjetë herë, ndërsa në një (tjetër) transmetim njëqind herë.
I mbulon veprat e këqija, i shton veprat e mira si dhe i ngrit gradat.
Jep fuqi dhe shëndet në trup. Është shpëtim nga të metat trupore e shpirtërore dhe sëmundjet.
 E zgjeron kraharorin, e qetëson shpirtin, e kënaq zemrën, e rehaton mendjen si dhe paraqet kënaqësi të bukur.
 

E pas gjithë kësaj s`po thua `ES`TAGFIRULL-LLAH – KËRKOJ FALJEN E ALL-LLAHUT?!`

Përktheu nga arabishtja:

Burim Koçinaj