Home Zgjodhëm për ju. Vetëm ata që hanë syfyr….

Vetëm ata që hanë syfyr….

Personalisht më ka bërë mjaftë përshtypje hadithi pejgamberik që shënon Ibni Hibani dhe Tabaraniu, ndërsa Shejh Albani e vlerëson “hasen”:
“Allahu dhe melaqet e Tij bëjnë salavate për ata, që hanë syfyrin.”

Vërtetë ky hadith mendarin e provokon të mendojë për pozitën dhe privilegjet që mundë t’i përfitojë. Pra, salavatin e Allahut të Lartësuar dhe melaqeve të Tij.

O ti besimtarë!

A e ke idenë se çka do të thotë Allahu dhe melaqet për ty bëjnë salavate?!

Salavati i Allahut do të thotë mëshira e Tij, pra, Ai mëshiron.

Kurse salavati i melaqeve është kërkim falja, pra, ato kërkojnë falje prej Allahut për ata që hanë syfyr.

Kur Allahu dhe melaqet e Tij bëjnë salavate për ata që hanë, syfyri të ndihmon për të agjëruar; por çka mendon ti për vetë agjërimin??!!

O Allah! Shumë mirësi na ke dhënë, na mundëso që Ty të falënderojmë.

Ulvi Fejzullahu

Previous articleA më lejohet të përgjigjem rreth një çështjeje fetare, duke u bazuar në çfarë kam lexuar apo dëgjuar?
Next articleBëj dua, por nuk marrë përgjigje!