Vaxhibet dhe sunetet e namazit

0
615

Vaxhibet e namazit :

Vaxhibet e namazit janë ata të cilat nëse lihet ndonjë prej tyre me qëllim prishet namazi, mirëpo nëse lihet pa qëllim atëherë namazi është i plotë dhe nuk e përsërit atë ,vetëm se bën sevi-sexhde – sexhde për gabimin që e ka bërë.
Vaxhibet e namazit janë si në vijim:

1. Tekbiret e ndërimit të pozitës – gjatë çdo ngritje, ulje, qëndrimit në këmbë apo ndeje përpos gjatë ngritjes nga rukuja ,sepse Ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë : ” E pash të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, merte tekbire gjatë çdo ulje, ngritje, qëndrimi në këmbë dhe ndeje.”

2. Fjala “Subhane rabijel-adhim” një herë në ruku – meret nga fjala e Hudhejfes-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : ” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjatë rukusë së tij thoshte : Subhane rabiel adhim, kurse në sexhde: Subhane rabiel a’la.”

3. Fjala “Subhane rabiel a’la” një herë në sexhde – meret nga fjala e Hudhejfes-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që u përmend më parë.

4. Fjala “SemiAllahu limen hamide” – kjo vlen për imamin apo për atë që falet vetëm, pasi që transmetohet nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë : ” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur ngritej nga rukuja thoshte: SemiAllahu limen hamide, pastaj qëndronte në këmbë dhe thoshte: Rabena lekel hamd.”

5. Thënia “Rabena ve lekel hamd” – për imamin dhe për ata që falen pas tij, njëashtu edhe për atë që falet vetëm pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kur të thotë imami: SemiAllahu limen hamide, ju thoni: Rabena me lekel hamd.”

6. Duaja ndërmjet dy sexhdeve,lutja : ” Rabigfirli, rabigfirli (O Zot më fal mua, O Zot më fal mua” gjithashtu është edhe lutja : “ Allahume gfirli ver hamni vehdini vexhburni ve ‘afini ver-zukni ver’fani” Sepse kështu vepronte vetë Pejgamberi paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

7. Tesheudi i parë.

8. Ulja në tëshehudin e parë– pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i është drejtuar Rifaete ibn Rafiut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, duke i thënë : ” Kur të çohesh për të fal namaz mer tekbir, pastaj lexo prej Kuranit çfarë ke mundësi dhe kur të ulesh në mes të namazit qetësohu, shtrije kofshën tënde të majtë dhe lexoje teshehudin – etehijatun.”

Sunetet e namazit :

Namazi ka sunetet e tij dhe është e pëlqyeshme – mustehab që falësi i namazit ti ruaj këto sunete që të arij shpërblimin e tyre. Sunetet e namazit janë si në vijim :

1. Ngritja e duarve afër shpatullave apo afër veshëve në këto raste :

a) – gjatë tekbirit ihram – tekbirit fillestarë, me të cilin hyhen në namaz.

b)- gjatë shkuarjes në ruku.

c)- gjatë ngritjes prej rukuje.

d)- gjatë ngritjes nga teshehudi, d.m.th. nga rekati i dytë për të tretin në namazet që janë më shumë se dy rekate me teshehud.
Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij tregon : ” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur ngritej për të falë namaz i ngrinte duart e tij deri sa i afronte afër shpatullave të tij, pastaj merte tekbir, më pas kur binte në ruku i ngrinte gjithashtu duart, kur çohej nga rukuja për në sexhde i ngrinte përsëri duart.” Kurse sa i përket ngritjes së duarve gjatë ngritjes nga teshehudi për në rekatin e tretë, gjithashtu për këtë Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë : ” Kur çohej pas dy rekateve i ngrinte duart.” Madje thoshte se kjo ishte vepër e vazhdueshme e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

2. Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën mbi gjoksë, nën gjoksë apo mbi kërthizë – pasi që Sehl ibn Sadi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë : ” Njerëzit ishin të urdhëruar që të vendosin dorën e djathtë mbi dorën e majtë në namaz.” Transmetohet gjithashtu edhe nga Vail ibn Xhuhr-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë : ” U fala me të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe ai e vendosi dorën e djathtë mbi mbi të majtën e tij mbi gjoksë.”

3. Duaja hyrëse – njëra nga ata është:” Subhanekellahume ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xheduke ve la ilahe gajruke.”

4. Kërkimi i mbrojtjes nga Allahu prej shejtanit të mallkuar në rekatin e parë, ndërsa të thënurit “Bismilah” gjatë çdo rekati pa zë – Allahu thotë në Kuran : ” Dhe kur të lexosh Kuran kërko mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar.”

5. Thënia “Amin” pas përfundimit të sures Fatiha – kjo vlen për imamin, xhematin por edhe për atë që falet vetëm pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : “Kur të thotë imami “Gajril magdubi alejhim veleddalin” ju thoni: Amin, sepse kujt i përputhet amini i tij me të melaikeve i falen mëkatet e kaluara.” Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur lexonte fatihan dhe kur thoshte : ” Gajril magdubi alejhim veledalin” thoshte: Amin duke zgjatur zërin.”

6. Leximi i Kuranit pas Fatihas – në interval kohorë të një sures apo diçka prej Kuranit, një ajet, dy dhe kjo çdoherë pas Fatihas, në dy rekatet e parë të farzit të sabahut, drekës, ikindisë, akshamit dhe jacisë pasi që transmetohet nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se lexonte në dy rekatet e para të drekës dhe ikindisë (pra në namazet pa zë si imam) pas Fatihas edhe diçka nga Kurani, kurse në dy rekatet e fundit lexonte Fatihan dhe ndonjëherë lexonte diçka nga Kurani.(pra ndonjëherë jo çdoherë si në rekatet e para)

7. Leximi i Kurani me zë në namazet me zë dhe pa zë në namazët pa zë – lexohet në namaz me zë në dy rekatet e para siç dihet në namazin e sabahut, akshamit dhe jacisë, kurse në namazet tjera lexohet pa zë kjo vlen për namazet farz. Kjo transmetohet nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, qoftë gojarisht ,qoftë praktikisht. Kurse sa u përket namazeve nafile sunet në to është lë lexohet pa zë në qoftë se namazi është gjatë ditës, kurse gjatë natës me zë, përveç nëse pengohet dikush në leximin e tij atëherë është e pëlqyeshme të lexohet pa zë.

8. Të lexoj gjatë Kuran në namazin e Sabahut, kurse të jetë mesatar në namazin e drekës, ikindisë dhe jacisë ndërsa në aksham te jetë i shkurt. Transmetohet nga Sulejman ibn Jesar e ky nga Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : “ Nuk kam parë person që i përngjasonte në namaz të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, më shumë se filani nga imamët e Medines. – Thotë Sulejmani : U fal pas tij (pas imamit) e ai e zgjati leximin në dy rekatet e para të drekës kurse në dy të fundit e shkurtoj atë. Ikindinë e fali pak më shkurtë, në dy rekatet e para të akshamit lexonte nga suret e shkurtra kurse në jaci në dy rekatet e para lexonte nga suret e mesme të Kuranit ndërsa në namazin e sabahut lexoj nga suret e gjata të Kuranit ”.

9. Metoda e ndejtjes në teshehud – është të shtrihet këmba e majtë përveç se kur namazi është me dy teshehuda atëherë përdoret teveruk. Ubej ibn Sadi e përshkruan namazin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në prezencë të sahabëve duke thënë : ”… Kur uleshte në dy rekatet e para uleshte në këmbën e majtë dhe e drejtonte këmbën e djathtë, kurse në uljen e fundit shtrihej në këmbën e majtë dhe ndërsa të djathtën e mbante drejtë dhe ulej në vendin e tij.” Prej kësaj lexuesit i bëhet e qartë mënyra e uljes iftirash dhe ajo teveruk, si në vijim :
– iftirash – të ulesh në brendinë(llapën) e këmbës së majtë dhe të drejtohet e djathta.
– teveruk – ta vendos këmbën e tij të majtë nën kofshën e tij të djathtë dhe vendos prapanicën e tij mbi tokë kurse këmbën e e djathtë e mban drejtë.

Shtojcë : i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur uleshte në teshehud e vendoste dorën e tij të majtë mbi gjurin e tij të majtë dhe dorën e tij të djathtë mbi gjurin e tij të djathtë kurse gishtin tregues të dorës së djathtë e mbante të ngritur dhe bënte me shenjë me të. Ndërsa shikimin e tij e mbante tek gishti i tij i dorës së djathtë.
10. Duaja gjatë sexhdes – transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Unë jam ndaluar të lexoj Kuran në ruku dhe në sexhde, sa i përket rukusë madhëronie Zotin ,kurse në sexhde mundohuni dhë bëni dua sepse në të pranohet duaja.”

11. Salavatet mbi të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – në teshehud qoftë në atë të parin qoftë në të dytin pas etehijatit thuhet : ” Allahume Sali ala Muhamedin ve ala Muhamed kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime ineke hamidun mexhid. Ve barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala ali Ibrahime fil-alemine ineke hamidun mexhid.”

12. Duaja pas teshehudit dhe salavatet mbi të Dërguarit e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – ajo çfarë transmetohet nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është : ” Kur ta kryej ndonjëri prej jush namazin e tij le të lutet për katër pastaj le të lutet me çfarë të dojë : Allahume ini eudhubike min adhabi xhehenem ,ve adhabil-kabr, ve fitnetil-mahja velmemat ve fitnetil Mesihi dexhal.”

13. Dhënia e selamit në anën e majtë – transmetohet se : ” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, jepte selam në anën e djathtë të tij dhe të majtë derisa dukej e bardha e faqeve të tij (nga prapa).”

14. Dhikri dhe duatë pas selamit – transmetohet nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, një grup dhikresh dhe duashë pas selamit të cilat është mustehab e pëlqyeshmë që falësi ti thotë, kurse ne do ti cekim disa prej tyre :

a – Nga Theubani-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur e kryente namazin kërkonte falja – istigfar tri herë, pra duke thënë : ” Estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah.” Pastaj thoshte : ” Allahume ente selamu ve minke selam tebarekte ja dhel xhelali vel ikram.”

b – Nga Muadh ibn Xhebeli-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka kapur për dore një ditë dhe i ka thënë :” O Muadh vallahi unë të dua, të këshilloj o Muadh që të mos lësh së thënurit pas çdo namazi: Allahume eini ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetik.”

c – Nga Mugire ibn Shube-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thoshte pas namazit të obliguar(farz) : ” La ilahe ila-Allahu vahdehu la sherike leh ,lehul-mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir Allahume la mania lima a’tejte ve la mutia lima mena’te ve la jenfeu dhel xhedi minkel xhed.”

d – Nga Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kush thotë SubhanAllah pas çdo namazi 33 herë, elhamdulilah 33 herë Allahu ekber 33 herë gjithsej 99 herë dhe e plotëson të 100 me fjalët La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh ,lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir, i falen mëkatet edhe në qoftë se janë sa shkuma e detit.”

e – Nga Ebu Umame-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kush e lexon Ajetul kursij-ën pas çdo namazi nuk e ndalon nga hyrja në xhenet vetëm se vdekja.”

f – Nga Sad ibn ebi Vekasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se ai ua mësonte fëmijëve të tij këto fjalë ashtu siç ua mësonte mësuesi fëmijëve shkrimin dhe leximin, thoshte : ” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kërkonte mbrojtje me to pas çdo namazi: Allahume ini eudhu bike minel-buhli ve eudhu bike minel-xhubni ve eudhu bike en urede ila erdhelil-umuri ve eudhu bike min fitneti dunja ve eudhu bike min adhabil-kabr.”

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here