Nëse ke dëgjuar shumë rreth vajit të linit dhe ke filluar të pyesësh se cilat janë dobitë shëndetësore të tij, atëherë tani e ke rastin të mësosh për to.
Çfarë është VAJI I LINIT dhe cilat janë dobitë shëndetësore të tij?
Vaji i Linit bëhet nga farat e linit dhe lini është një lule me petale ngjyrë blu. Ky vaj natyral rekomandohet shumë për mirëqenie dhe ushqim të trupit dhe se konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3 që kërkohen për shëndetin e mirë të secilit sistem trupor.
Vaji i linit përmban acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} më shumë omega-3 vaj se sa do të mund të marrësh vaj peshku. Disa hulumtues dhe shkencëtarë besojnë se vaji i linit mund të jetë suplementi (zëvendësuesi) më i rëndësishëm për shëndet të mirë. Gati secili sistem në trup mund të përfitojë nga vaji i lirit dhe përbërësit natyral të tij. Sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi reproduktiv, sistemi nervor, nyejt e shumëçka tjetër përfiton nga përbërësit e vajit të lirit.
Thjeshtë shiko listën e fakteve dhe studimeve në atë se çfarë mund të bëj vaji i linit për ty: Hulumtimet tregojnë incidencë më të ulët (më pak raste) të kancerit në gji dhe në zorrë të trash në popullata që kanë sasi të larta të lignanit në dietën e tyre. Liri është 100 herë më i pasur me lignan se sa cilido drithërat tjera. Studimet tregojnë se Acidet Yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve të gjakut, dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut në arterie, që mund të çojë në goditje në tru, sulme ne zemer dhe trombozë.
Ndihmon trupin kundër shtypjes se larte te gjakut, inflamacionit, mbajtjes së ujit dhe funksionit të ulët imunitar.
Shkurton kohën e mëkëmbjes të muskujve të lodhur pas ushtrimeve.
Shton prodhimin e energjisë e gjithashtu shton qëndrueshmërinë (staminën).
Përshpejton shërimin e ndrydhjeve dhe të mavijosjes.
Rrit normën metabolike duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin).
Përmirëson absorbimin e Kalciumit.
Forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve.
Mund të përmirësojë pamjen dhe perceptimin e ngjyrave.
Shpesh përmirëson funksionimin e mëlçisë.
Lehtëson disa raste të astmës.
Ndihmon në trajtimin e ekzemës, psoriasit dhe zbokthit.
Lehtëson simptomat e Artriti Reumatoid. Mundet që gjithashtu të lehtësojë simptomat e Diabetes Mellitus.
Lehtëson disa alergji
Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës (akumulimit të depozitave yndyrore brenda enëve të gjakut, veçanërisht tek arteriet e mëdha dhe ato të madhësisë mesatare, që shumë njerëz vuajnë prej saj gjatë procesit të plakjes).
Ulë shtypjen e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.
Është vërtetuar në mënyrë shkencore që trajton (shëron) disa raste të depresionit.
Mund të përmirësoj funksionin mendor të shumë të moshuarve.
Mund të ndihmoj në trajtimin e Sklerozës së shumëfishtë.
Lehtëson disa raste të Sindromit Primenstrual tek femrat.
Fatkeqësisht dietat tona të sotme as për së afërmi nuk përmbushin nevojat tona për AYE (acidet yndyrore esenciale). Burimet më të pasura me AYE sikur vaji i lirit dhe vaji i peshkut gjenden rrallë në ushqimet tona të zakonshme. Përveç kësaj, ushqimet më të zakonshme si mishi i kuq dhe të bardhët e vezës mund të inkurajojnë trupin që të prodhoj prostagladin të keq. E vaji i lirit ndihmon që trupi të kthej bilancin natyral të prostagladineve të mirë dhe të keq në trup.
Sa duhet të konsumojmë në ditë?
Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve është 1000 mg një herë deri 3 herë në ditë. Edhe më mirë do të ishte nëse ushqimeve si buka dhe sallatat që hani ju shtoni vaj liri.