URTËSIA E FALJES SË NAMAZIT DUKE LLOGARITUR NË VDEKJEN QË NA PRET

0
213

AbduDaim El Kehil

Përse e falim namazin sikur e bëjmë për herë të fundit?

Nëse ke dëshirë ta realizosh me sukses një punë, atëherë më parë ndaj kohë, qoftë edhe pak minuta, që të mendosh për vdekjen, gjegjësisht për atë se kjo punë që bën tani mund të jetë mbase e fundit për ty.

Të shohim se çfarë na mëson shkenca moderne.

Perëndimi nuk ka lënë shans a mundësi që i është ofruar për të përparuar e që nuk e ka shfrytëzuar. Dhe, mundi nuk ka shkuar së koti. Janë arritur suksese të mëdha në teknologji, zbulime, shkenca, etj. Fatkeqësisht, në tërë këtë panoramë suksesi ka ngelë pa u qëndisur vetëm avancimi në besim, ose edhe më drejtpërdrejtë, mungon hapësira e meditimit për dhe rreth vdekjes.

Cili është ndikimi i meditimit pozitiv dhe optimist për vdekjen në jetën e njeriut dhe përmirësimin e shanseve për sukses?

Në një studim jo të zakonshëm të universitetit të Arizonës (University of Arizona) të publikuar në vitin 2016 në (revistën) Journal of Sport and Exercise Psychology janë gjetur e provuar lidhje të vërteta ndërmjet rritjes së performacës së njeriut në fusha të ndryshme dhe meditimit rreth vdekjes. Kur të meditosh rreth vdekjes dhe rreth asaj se puna që je duke bërë mbase mund të jetë e fundit në jetën tënde, atëherë vepra që je duke e bërë do të jetë më e suksesshme dhe më e përsosur. Kjo i shtyri ekspertët dhe shkencëtarët që meditimin rreth vdekjes ta aplikojnë si formë motivimi tek sportistët, atletët, biznesmenët dhe studentët.

I madhëruar qoftë Allahu!

Profeti ynë i dashur, Muhammedi ﷺ në një prej thënieve të tij ta udhëzon ta përdorim pikërisht meditimin rreth vdekjes si formë të përsosjes së namazit. Ja çfarë na mëson: «Kur të çohesh për tu falë, përkushtohu sikur po falesh për herë të fundit (në jetën tënde)!» Transmeton Ibn Maxheh.

I dashur vëlla!

Imagjino sikur je duke medituar rreth vdekjes pesë herë në ditë, sa shumë do të ndihmonte që të realizosh qëllimet, sa namaz të përkryer do të bëje, sa me përkushtim e devocion do të faleshe! Po të bënim kështu, nuk do të na shkonte mendja në namaz tek punët e dynjasë dhe as që do të na ndodhte të na pështillen rekatet.

Athua vallë kush e inspiroi Muhammedin ﷺ rreth këtij sekreti shkencor?

Meditimi rreth vdekjes është metodë e re e zbuluar dhe provuar vetëm tash së voni, në shekullin tonë, ndërkohë që Muhammedi ﷺ kishte njohuri për të shekuj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here