TË QESHURIT E SHUMTË EDHE PRAKTIKISHT E VDES ZEMRËN

0
544

Mund ta marrësh me mend, i dashur lexues, se nëse qesh shumë dhe gëzohesh mund të pësosh sulm kardiak?

Në një studim të publikuar në portalin e Universitetit të Oksfordit shkencëtarët kanë pohuar se të shpërthyerit në të qeshura dhe të tepruarit me gëzim provokon apo emocionin seriozisht zemrën dhe paraqet një stres emocional të rëndë për të. Me përsëritjen e shpeshtë të këtyre të qeshurave zemra mund të rrezikohet (shkaktohet sindromi takotsubo) dhe krejtësisht në mënyrë spontane mund të ndalet së punuari ose rrahuri duke shkaktuar kështu vdekjen.

Studimi shkencor vërteton se të qeshurat histerike dhe të bashkëvepruarit e madh me ndonjë ngjarje të lumtur dhe gëzim të madh paraqet një stres dhe presion të madh ndaj zemrës dhe rrjedhimisht mund të jenë shumë të rrezikshme. Nëse vozit një veturë me shpejtësi marramendëse, paramendo çfarë mund t’i ndodhë asaj pas një viti?

Këtë që studimi shkencor po e vërteton, pra se të qeshurit e shumtë mund ta vdes praktikisht zemrën ose të shkaktoj vdekjen graduale, Profeti ynë, Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] e ka thënë para katërmbëdhjetë shekujsh: “…dhe mos qesh shumë sepse të qeshurit e shumtë e vdes zemrën.” [Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh]

Në këtë ka aluduar edhe Kur’ani. Në rrëfimin e Karunit gjejmë njeriun që kur u ndie shumë i gëzuar për pasurinë me të cilën dispononte, populli i vet, siç na tregon All-llahu në Kur’an, iu drejtua:

“إِذْ قَالَ لَهُ قَوْمُهُ لَا تَفْرَحْ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْفَرِحِينَ”

“…Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!” [El-Kasas: 76]

Kjo ngase gëzimi (i madh) duhet të jetë vetëm me mëshirën e All-llahut. Falënderimi i takon All-llahut për mirësinë e Islamit!

Abdudaim El-Kehil

www.kaheel7.com/ar