Turqia: Veriu, pjesë e pandashme e Kosovës

0
179

Prishtinë, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, me ç’rast ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet edhe me tej të rrisë presionin ndaj Serbisë, në mënyrë që kjo e fundit t’i heqë nga Kosova strukturat e saj ilegale.

Sipas komunikatës së LDK-së, Mustafa dhe Ozan në këtë takim diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për reformën zgjedhore dhe bisedimet me Serbinë.

Kryetari Mustafa tha se LDK insiston dhe qëndron mbrapa qëndrimit që marrëveshja e nënshkruar mes liderëve të LDK-së, PDK-së dhe AKR-së dhe e garantuar nga Ambasada Amerikane, duhet të zbatohet në përpikëri, sepse ndryshe besimi politik në mes të partive në vend do të humbte dhe një gjë e tillë do të rrezikonte zhvillimin e demokracisë në vend.

“LDK angazhohet që rregullimi i raporteve fqinjësore me të gjitha shtetet fqinjë të bëhet përmes bisedave, por në asnjë mënyrë nuk është që në këto biseda të diskutohet për integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të vendit”, citohet të ketë thënë Mustafa.

Nga ana e saj, ambasadorja e Ozan ka theksuar se në Ballkan më nuk do të këtë asnjë ndryshim kufijsh, e në këtë kornizë pjesa veriore e Kosovës është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe duhet të trajtohet brenda kornizave të pakos së presidentit Ahtisaari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here