Tregtari nga Shqipëria që shet në Kosovë mish derri të aromatizuar si hallall

0
294

Llaq Ranxi është një tregtar shumë i suksesshëm prodhimesh ushqimore që ka hyrë me sukses jo vetëm në tregun e Shqipërisë por edhe atë të Kosovës, e Maqedonisë (pjesa shqiptare e saj). Llaq Ranxi i sjell prodhimet ushqimore nga Greqia. Çelësi i suksesit tregtar të tij janë aromatizuesit të cilët i përdor për t’ u dhënë ushqimeve sidomos mishit shije të këndshme të rreme.

Kështu, mishi i derrit që blihet me të lirë në Serbi, aromatizohet dhe merr shijen e mishit të qengjit, lopës, viçit, deles. Ky mish përveçse shitet në treg përdoret edhe për të bërë sallam, suxhuk, salçiçe, pizza etj., duke përfshirë edhe prodhimet Hallall që janë ekskluzivisht për besimtarët myslimanë.

Kështu Llaq Ranxi i gostit myslimanët e Kosovës me mish derri që ata e kanë të ndaluar nga feja që ta hanë. Të shkretët ata, e dinë se po hanë mish viçi, qengji, lope deleje!
Sa do të habiten besimtarët muslimanë në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Shqipëri, kur të trokasin nëderën e Xhehnetit pas vdekjes të bindur se kanë zbatuar porositë e Allahut dhe do t’ u hapet dera, por do t’ i kthejnë mbrapsht duke iu thënë se kanë ngrënë mish derri! Po ku ta gjejnë atëherë Llaq Ranxi që t’ i kërkojnë llogari. Ç’ është e vërteta Llaq Ranxi nuk e bën këtë punë të keqe për arsye fetare (ai është kristian), por për arsye fitimi me të cilin nuk ngopet asnjëherë.

Aromatizuesit që tregton Llaq Ranxi kanë përbërje toksike të tillë që janë jashtë standardit të lejuar në vendet e Bashkimit Europian kështu që ai i gjen ato me çmim të lirë. Ndoshta paguan më shumë për t’ i futur në Shqipëri dhe në Kosovë se për t’ i blerë në tregun grek. Nuk dihet nëse z. Llaq Ranxi ua mëson këto sekrete edhe studentëve të shkollës së kulinarisë që ka hapur, sikur të mos i mjaftonin paratë që ka fituar me shitjet e prodhimeve të tij false.

Në Shqipëri në këtë kohë të tranzicionit janë bërë “piramida” të çdo lloji, por piramidë të aromave ka bërë vetëm z. Llaq Rranxi. Kur të plasë qelbësirllëku i punëve të Llaq Ranxi nuk do të ketë aromatizues që do ta mbulojë erën e keqe që do të përhapet në gjysmën e Ballkanit. Sepse z. Llaq Ranxi nuk mashtron vetëm me aromatizimin e mishit, por edhe të mallrave të tjerë ushqimore si frutat e thata e shumë të tjera.

Për Llaq Ranxi mund të shkruhen volume të tëra por kaq po shkruajmë këtë herë. Ai e heq veten si mbrojtës i pronave të himariotëve, por atje ka zaptuar prona me mashtrime, dokumente të rreme dhe duke korruptuar zyrtarë të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, kthimit të pronave e gjykatës. Kur Llaq Ranxi ishte deputet nuk bëri ndonjë gjë për mbrojtjen e pronave të himariotëve, por u përpoq të zaptonte sa më shumë prona për vete dhe për të afërmit e tij. / citynews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here