“O Musa! Kam jetuar sipas urdhrave dhe porosive të Zotit për njëzet vite me radhë. Pas këtyre viteve, i braktisa porositë e Zotit dhe kam jetuar mes gjynaheve dhe veprave të liga për njëzet vite të tjera. Tashmë dua të pendohem dhe t’i rikthehem rrugës së Zotit, por a më pranon vallë Zoti?”
Zoti e inspiroi Musain, që t’i thotë: “Për njëzet vite na u binde dhe Ne të deshëm. Për njëzet vite të tjera na ktheve shpinën dhe Ne të dhamë afat. Nëse dëshiron t’i kthehesh rrugës tonë, të pranojmë”.