Tregim për pendimin e vërtetë

Tregim për pendimin e vërtetë

Ky është një tregim interesant për fuqinë e teubes, pendimit të sinqertë te Allahu xh.sh. Një vajzë marokene Leila El Heuli ishte sëmurë nga kanceri dhe mjekët nuk ishin në gjendje që ta shërojnë.


Specialistët më të mirë të Europës nuk kishin më shpresa për shërimin e saj, madje edhe vetë Leila kishte humbur çdo shpresë, mirëpo Allahu, I lartmadhëruar qoftë Ai, I sheh gjendjet. Në vazhdim do ta lëmë vetë motrën tonë Leila që të tregojë për veten e saj.
Tregimi për shtimin e imanit, e treguar me fjalët vetiake, është marrë nga libri ‘Ata të cilët iu penduan Allahut’, të botuar në gjuhën frenge ndërsa autor është Ibrahim Abdullah el Hazemi. Leila tregon:

Para nëntë vjetëve më kanë treguar se kam një sëmundje shumë të rëndë- kancerin, të gjithë e dinë se vetëm të përmendurit e këtij emri është tmerrues. Besimi im në Allahun ishte i dobët. Në përgjithësi kisha lënë anësh të përmendurit e Allahut dhe kam menduar se bukuria dhe shëndeti do të zgjasin tërë jetën. Kurrë nuk kam menduar se do të sëmurem nga kanceri. Kështu, kur jam njoftuar për sëmundjen që kisha, aq shumë u trondita nga brendia e shpirtit. Mendoja që të iki. Mirëpo ku? Ku mund të ik nga sëmundja e cila gjendet në mua? Madje kam menduar edhe për vetëvrasje!
Mirëpo, shumë e kam dashur burrin tim dhe fëmijët e mi. As që kam menduar për dënimin e Allahut nëse e bëjë atë mëkat, sepse ashtu siç thashë, kam qenë larg të përkujtuarit të Allahut. Dëshira e Allahut ishte që kjo sëmundje të jetë shkaku i udhëzimit tim, gjithashtu edhe shkak për udhëzimin e shumë njerëzve Shkova në Belgjikë ku vizitova shumë mjekë. Ata i thoshin burrit tim se së pari duhet t’mi largojnë gjinjtë, pastaj të shkoj në terapi të caktuara. E dija se terapitë do të bëjnë që të më bien flokët, vetullat dhe qerpikët do të humbin, se do të shkaktojnë paraqitjen e mjekrës në fytyrën time dhe që thonjtë dhe dhëmbët do të më bien. Kështu që përgjithësisht e hodha poshtë këtë zgjidhje.
Më mirë do të vdes me gjinjtë e mi, dhëmbët dhe me të gjitha të cilat Allahu më ka krijuar sesa pa to, thosha me vete. I luta mjekët që të më japin terapi tjetër e cila ka efekt më të vogël dhe atë e bënë. U ktheva prapë në Maroko. Shkoja në terapi dhe nuk kam pasur kurrfarë pasojash në trupin tim që më bënte shumë të lumtur. Mendoja: ndoshta mjekët kanë gabuar e ndoshta nuk e kam kancerin. Mirëpo, pas gjashtë muajve.

Fillova të dobësohem, ngjyra ime filloi të ndryshojë dhe ndjenja dhembje të vogla. Mjeku im në Maroko më këshilloi që të kthehem në Europë dhe atë e bëra. Atje në Belgjikë arrita në katastrofë!
Mjekët i thanë burrit tim se sëmundja është përhapur në tërë trupin tim, se mushkëritë janë tërësisht të infektuar, dhe se nuk kanë kurrfarë zgjidhje për rastin tim. Thoshin: Më mirë është të merrni gruan tuaj dhe ta çoni në vendin tuaj që të vdesë atje. Burri im ishte i shokuar. Dhe në vend që të kthehet në Maroko, shkuam në Francë, duke menduar se atje do të gjejmë ndonjë zgjidhje. Mirëpo, në Francë asgjë më shumë se atë që e dëgjuam në Belgjikë. Në fund, vendosëm që të shkojmë në spital dhe të shkoj në operacion për largimin e gjinjve dhe të vazhdoj me terapi të fortë (të cilën ma përshkruan më herët mjekët).
Mirëpo, burri im mendonte për diçka për të cilën, për fat të keq, moti kohë kishim harruar, në diçka që ishte shumë larg nga mendjet tona. Allahu xh.sh. frymëzoi burrin tim që të më çojë në shtëpinë e shenjtë të Allahut në Mekke. Ndoshta do të mund të dalim para Allahut dhe ta lusim që të na ndihmojë të gjejmë zgjidhje prej këtij problemi. Lëshuam Parisin duke thënë: Allahu Ekber, La ilahe il-lall-llah. Isha shumë e lumtur sepse ishte hera e parë që po vizitoj shtëpinë e Allahut Qaben. Morra një Kuran nga Parisi, më parë as që e kisha afër vetes.
U nisëm për në Mekke. Kur kam hyrë në shtëpinë e Allahut,

së pari herë e pashë Qaben, qajta shumë, pashë vendin në të cilin janë falur të Dërguarit e Allahut, Xhamia e shenjtë, shumë muslimanë, madhëri, dhunti dhe mëshirë e pastër e Allahut tim, Allahut. Qajta sepse me të gjitha këto nuk kam mundur të ballafaqohem, sepse më vinte keq për vitet e shkuara pa namaz dhe pa kërkimin e ndihmës së Allahut. Thoja: O Zot, mjekët ishin të pafuqishëm të më shërojnë Ti ke ilaçin për çdo sëmundje, të gjitha dyert para meje janë të mbyllura. Asgjë nuk më ka mbetur vetëm të kërkoj para Derës Tënde, të lutem o Zot, mos m’i mbyll dyert e Tua. Vazhdova të falem dhe t’i lutem Allahut deri sa sillesha rreth Qabes.
E luta që të mos më dëshpërojë dhe të më kthejë duarthatë. Ashtu siç thashë edhe më herët, në përgjithësi isha larguar nga feja e Allahut. Atje shkova edhe te dijetarët dhe i kam lutur të më udhëzojnë për disa libra dhe dua të cilat mund lehtë t’i mësoj. Më këshilluan që të mësoj gjithçka prej Kuranit. Poashtu më këshilluan që sa më shumë të bëj Tedhalle me ujin e zemzemit. (Tedhalla është pirja e një sasie të madhe të ujit deri sa uji nuk arrin në brinjë). Gjithashtu më këshilluan që të përmendi shumë Allahun dhe të çoj salavate pejgamberit s.a.v.s. Në vendin e shenjtë të Allahut ndjeja veten shumë të qetë dhe të rehatshme.
E luta burrin tim që të më lejojë të mos kthehem prapë në hotel dhe të qëndroj në Harem tërë kohën. Ai më lejoi. Në Harem afër meje ishin edhe disa motra nga Egjipti dhe Turqia të cilat më panë se shumë po qaj. Më pyetën për shkakun e qarjes time. U thashë se para se të vij në shtëpinë e Allahut, kurrë nuk kam menduar se aq shumë do ta dua. Gjithashtu u thashë se kam kancerin. Ato tërë kohën ishin me mua dhe nuk më linin të vetme. Gjithashtu kishin marrë leje nga burrat e tyre që të qëndrojnë me mua në xhami. Rrallë flinim. Kemi ngrënë sasi të vogla të ushqimit, mirëpo kemi pirë shumë ujë zemzemi.
Ashtu, siç ka thënë Muhammedi a.s.:

Uji i zemzemit është për atë që pihet, nëse e pi me qëllim të shërimit, Allahu xh.sh. do të të shërojë. Nëse e pi për shkak të etjes, Allahu xh.sh. do ta shuajë etjen etj. Atëherë nuk kam ndier uri. Vazhduam të bënim tavaf dhe të lexojmë shumë Kuran. Ashtu kemi kaluar ditë dhe net. Kur erdha në shtëpinë e Allahut isha shumë e dobësuar, ndërsa pjesa e sipërme e trupit tim dhe gjinjtë e mi ishin mbushur me enjtësira gjaku dhe qelbi. Ajo ishte për shkak se kanceri ishte përhapur në tërë pjesën e gjinjve të mi.
Motrat më lutnin që të pastroj pjesën e sipërme të trupit me ujë zemzemi, ndërsa unë kisha frikë që atë pjesë ta prek. Kisha frikë të kujtoj sëmundjen, sepse atëherë sëmundja do të preokuponte mendjen time, në vend që të kujtohem në Allahun dhe t’i dorëzohem tërësisht. Prej atëherë rregullisht laja gjoksin tim, pa prekje direkte të pjesës me kancer. Pas pesë ditëve, shoqet e mia insistuan që tërë trupin ta lajë me ujë zemzemi. Në fillim refuzova. Mirëpo, diçka më shtynte që atë ta bëj. Ngadalë kam tentuar të kaloj nëpër pjesët të cilat nuk i kam larë, mbi gjoks. Sërish kisha frikë, mirëpo sërish ndjeva fuqinë e cila më detyroi që edhe njëherë të tentoj. Isha në hamendje. Pas tentimit të tretë, detyrova dorën time që të kalojë mbi pjesën e sipërme të trupit, dhe në fund, mbi gjoks.
Ndodhi diçka e pabesueshme – nuk kishte më enjtje të gjakut dhe qelbit!!! Nuk mundja të besoja në atë çka ndjeja. Preka edhe një herë gjoksin tim, ishte e vërtetë! Po, ishte e vërtetë! U dridha. Më ra ndërmend se caktimi i Allahut ishte që të bëjë çfarë të dojë Ai. E luta një shoqe timen që të prekë trupin tim me dorën e saj a ka enjtje. Ajo e bëri këtë dhe pastaj bërtiti: Allahu Ekber! Allahu Ekber!
Vrapova te burri im në hotel, e ngrita këmishën time dhe thash: Shiko mëshirën e Allahut! I tregova se çfarë kishte ndodhur dhe ai nuk mund të besonte. Qante pandërprerë. Tha: A e di se mjekët janë betuar se do të vdesësh për një afat prej tri javëve? Unë iu përgjigjesha: Fati është në duart e Allahut, qoftë Lartësuar Ai, askush nuk di se çfarë na sjell ardhmëria përveç Atij. Qëndruam në shtëpinë e shenjtë të Allahut një javë, duke falënderuar Allahun për Mëshirën e Tij të pafundme. Pastaj shkuam të vizitojmë xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine. Pas kësaj, udhëtuam në Francë.

Atje, mjekët u habitën dhe u befasuan shumë. A je ti personi i njëjtë – më pyetnin. Me krenari përgjigjesha: Po, ky është burri im, ne iu kthyem Allahut, dhe tash nuk i frikohem askujt përveç Allahut. Fati vjen prej Tij. Më thonin se unë jam një rast iI veçantë. Ata shprehën dëshirë që të më shikojnë përsëri. E bëmë sërish, dhe nuk gjetën asgjë. Më përpara, mezi merrja frymë nga të enjturit. Mirëpo kur shkova në shtëpinë e Allahut dhe e luta që të më shërojë, kanceri u zhduk tërësisht. Kërkova librat për biografinë e Muhammedit a.s., lexova shumë dhe qaja. Kam qarë duke më ardhur keq për atë që lëshova në jetë.
Kam lëshuar të kem dashurinë e Allahut dhe të Pejgamberit. Unë, rob i Allahut, e cila është dashur të dojë Allahun me tërë shpirtin tim, kam harxhuar dashurinë time, tërë këto vjet, në gjëra të kota të kësaj bote. Kam qarë për kohën e harxhuar larg Allahut, Krijuesit tim, për kohën të cilën të gjithë duhet ta harxhojmë në adhurimin e Tij, duke e dashur sinqerisht, duke shprehur dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij, pasimin e sunnetit të tij. Lus Allahun që të më falë mua, burrin tim dhe të gjithë muslimanët dhe të më pranojë si rob të sinqertë të Tij. Amin!