TRE PËRSONA QË LUTJA E TYRE PRANOHET!!?

0
226

Lutja është nga armët më të forta që besimtari ka në kompetencën e tij kudo që është dhe çfardo kohe që jeton. Një lutje e pranuar është më me vlerë se sa bota me çfar ka në të, për këtë është e rrugës për besimtarin që të jetë rojtar i shkaqëve që lutja e tij të jetë e pranuar te Allahu.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka tregur në njërin nga hadithet e tij se tre përsonave lutja nuk iu kthehet mbrapsht, ata janë:

1. “Agjëruesi, derisa të bëjë iftar”.
2. “Udhëheqësit, imamit të drejtë”, dhe
3. “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi, Allahu e ngre mbi re (mbi qiej), i hapen asaj lutje dyertë e qiellit dhe Allahu thotë;
Pasha Krenarinë Time! Do të ndihmojë, qoftë edhe pas një kohe.”

Transmeton: Ahmedi: 2/305, 445. Tirmidhiu: 5/578 (3598), Ibën Maxhe: 1/557 (1752), Ibën Huzejme: 3/199 (1901), Ibën Hibani: 8/215 (3428), Taberani: 3/414 (1315), Bejhekiu: 3/345, 8/162, 10/88.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here