Tre fryte që shërojnë arteriet e forcuara, yndyrën në gjak, infektimet dhe ftohjen

0
271

Lemon-Honey-Jam-Aging

E shfrytëzojmë rastin t’ju propozojmë një ilaç të vjetër me origjinë nga mjekësia popullore e Gjermanisë. Bëhet fjalë për një pije e përbërë nga hudhra, limon, zenxhefil dhe ujë.

 

Kjo pije – ilaç i natyrshëm sjell shumë dobi. Bëhet fjalë për një kombinim I tre super ushqimeve të shëndetshme, të cilat me një bashkëveprim dhe ndikim të përditshëm mund të japin efekte shumë pozitive shëndetësore në organizmin tuaj.

Tre ushqimet

Ky ilaç është I mirë për shërimin dhe masat preventive kundër ngurtësimit të arterieve, është I mirë për rregullimin e yndyrave të rritura në gjak, ndalojnë lodhjen e përgjithshme të organizmit, pengojnë dhe shërojnë infektimet dhe ftohjet, në mënyrë intensive e forcojnë sistemin e imunitetit, pastrimin e mëlçisë dhe përmirësimin e enzimave të mëlçisë. Ky ilaç natyror pengon paraqitjen e radikalëve të lirë në organizëm, të cilat i provokojnë sëmundjet më të rënda dhe disa gjendje tjera të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Përbërjet e nevojshme për përgatitjen e këtij ilaçi:

1- 4 kokrra më të mëdha të hudhrës.

2- 4 limona të plota me lëvore.

3- një rrënje më e vogël e zenxhefilit (3-4 cm) ose dy lugë supe.

4- 2 litra ujë të pastër.

Limonin duhet larë mirë dhe pastaj duhet prerë në copëza. Nëse limoni është prej atyre që janë stërpikur duhet larë me ujë dhe uthull. Hudhrën qërojeni dhe bashkë me limonin dhe zenxhefilin futni në blender.

Me blender të gjitha shndërroni në një brumë. Këtë brumë vendoseni në një enë të metalit dhe shtojani dy litra ujë dhe lëreni kështu  në zjarr deri sa të vlojë.  Menjëherë pasi të vlojë kjo përbërje, ndaleni zjarrin dhe lëreni që e tëra të ftohet. Pastaj kullojeni në kullosë me dendësi të mesme dhe mbusheni në enë të qelqit.

Ky ilaç pijet për çdo ditë nga një gotë prej 2 dcl më së paku dy orë para ushqimit, domethënë tërësisht në bark të zbrazur.

Pijen ruajeni në frigorifer.

 

Kura e shërimit zgjatë tre muaj duke e përdorë çdo ditë nga një gotë, e pastaj duhet bërë pauzë një javë dhe pastaj mund sërish ta konsumoni në të njëjtin cikël. Nëse nuk ju pëlqen shija mund ti shtoni mjaltë sipas shijes. Pas 3 javë përdorimi duhet të hetoni një regjenerim të dukshëm të trupit.

Kjo pijë përveç dobive të përmendura më lartë është shumë e dobishme edhe në pengimin e kalcifikimit në trup që shkakton gurët në organe dhe mbylljen e enëve të gjakut.

Kombinimi i limonit, ujit dhe gatimi do të neutralizon erën e hudhrës.

Para çdo përdorimi shkundeni enën e qelqit me këtë pije që shtresa e limonit dhe hudhrës nga fundi i enës të përzihen me këtë pije.

Nga përvoja mund t’ju themi se pija është e shkëlqyeshme edhe për personat pleq dhe ua kthen energjinë dhe fuqinë ashtu që i ripërtërinë sepse pas disa jave e përmirëson qarkullimin e tyre./islam.mk/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here