THIRRJA PUBLIKE NË ISLAM

0
243

PERIUDHA E DYTË E SHPALLJES
Urdhëri i parë për publikimin e thirrjes:
Allahu të Lartësuar, në lidhje me thirrjen publike në Islam, urdhëroi: “Dhe paralamëroje farefisin tënd më të afërt.” (Esh-Shuara: 214). Surja, në të cilën gjendet ky ajet, quhet Esh-Shu’ara, aty më parë përmendet rrë­fimi mbi Musanë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që nga fillimi i pejgamberisë së tij e gjer te shpër­ngulja me beni israilët dhe shpëtimi i tyre nga faraoni dhe populli i tij. Pastaj flet për mbytjen e faraonit dhe fa­miljes së tij në det. Ky rrëfim kur’anor përmban të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar Musai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjatë misionit të vet në Egjipt – duke thirrur farao-nin dhe popullin e tij të besojnë Allahun të Lartësuar.

Unë mendoj se ky shpjegim i gjerë rreth Musait sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe misionit të tij, ka ardhur në vendin ku Allahu të Lartësuar urdhëron Resulullahun sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që të thërrasë popullin e vet në Islam, t’i bëhet udhë­heqës si atij, ashtu edhe as’habëve të tij, të bëhet shembull se çfarë do të përjetojë nga populli i vet kur të fillojnë ta sulmojnë dhe t’i thonë gënjeshtar. Për Islamin duhet të flitet publikisht, prandaj duhet të jenë të vetë-dijshëm për gjithçka që mund t’u ndodhë që në ditët e para.

Kjo sure, gjithashtu, përmban edhe të gjithë shpifësit (hipokri­tët) e pejgamberëve të mëparshëm të popullit: Nuhut, Adit, Themu­dit, Ibrahi­mit, Lutit, Shu’ajbit – (as’habil-ejketët), përveç që këtu përmendet popu­lli i faraonit dhe ngjarjet lidhur me të – në mënyrë që t’i paralajmërojë ata që flasin me gënjeshtra, se do t’u arri­jë ndëshkimi i Allahut të Lartësuar nëse ngulmojnë në këtë. Gjithashtu, be­sim-tarët e vërtetë duhet ta dinë se përfundimi i bukur do t’u takojë aty-re dhe jo shpifësve.

Thirrja e farefisit në Islam:
Pas zbritjes të ajetit: “Dhe paralajmëroje farefisin tënd më të afërm!” Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më së pari u bëri thirrje fisit Benu Hashim apo hashimitëve, të cilët iu përgjigjën kësaj thirrjeje, por iu përgji-gjën edhe disa anëtarë të fisit Benu Muttalib b. Abdi Menaf. Gjithsej ishin dyzet e pesë njerëz. Ebu Lehebi qe më i shpejtë se Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e tha: “Ja, këta janë xhaxhallarët dhe djemtë e xhaxha­llarëve të tu, e ti fol. Hiqu fja­lëve boshe dhe dije se nuk ke kurrfarë të drejte mbi këtë popull arab, unë këtu kam më tepër të drejtë se ti. Mos prek në farefisninë e babait tënd! Nëse vazhdon me atë që ke filluar (me thirrje), ata do ta kenë shu­më të lehtë të të braktisin. Me këtë do t’i ndihmojnë edhe arabët e tjerë. Nuk njoh askënd tjetër që i ka shkak-tuar farefisit të vet më tepër dëm se ti.”

Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem heshti gjatë gjithë kohës dhe, në këtë tubim, nuk e tha atë që dëshironte. Andaj i thirri për të dytën herë. Kur erdhën, u tha:

“Falënderimi i qoftë Allahut, Atë e lavdëroj dhe tek Ai mbësh­­te­tem. Atë e besoj, tek Ai kërkoj strehim dhe dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Një të Vetmit, i Cili nuk ka shok.” Pastaj tha:

“Udhëheqësi nuk guxon ta gënjejë popullin e vet, pasha Allahun, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, unë jam pejgamber i Alla-hut, i juaji ve­çanërisht, e i të gjithë njerëzve përgjithësisht. Pasha Allahun, të gji­thë ju do të vdisni, sikurse bini të flini, dhe të gjithë do të rin­gjalleni, sikurse zgjoheni nga gjumi. Dhe gjithsesi do të jepni llogari për veprat tuaja, kurse shpërblimi do të jetë ose Xhen-eti i përhershëm ose zjarri i përhershëm.” Ebu Talibi tha: “Ne kemi nevojë për ndihmën tënde, jemi gati të pranojmë këshillën tënde, ne më së tepërmi të be­soj­më, ja këtu, së bashku është tërë fare-fisnia e babait tënd, edhe unë jam njëri prej tyre, edhe pse nuk do të jem i pari që do të pranoj atë që dë­shiron ti, por shko dhe bëj ashtu si të është urdhëruar! Për Zotin, unë do të të mbroj ashtu siç të kam mbrojtur gjer më tani. Porse unë ende nuk jam gati ta braktis besimin e Abdul-Muttalibit.”

Nga Libri: “Nektari i vulosur i xhenetit”

____________________________

Ebu Lehebi tha: “Kjo, për Zotin, është turp, pengojeni deri sa nuk e ka­në penguar të tjerët!” Ebu Talibi tha: “Për Zotin, ne do ta mbrojmë atë sa të jemi gjallë!”[1]

[1] Ibnu-l-Ethir – Fikhu-s-Sira, f. 77-78.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here