Dhënia mes’h mbi meste

0
221

Transmetohet nga Safvan bin Assal radijAllahu anhu se ka thënë: “Kur ishim në udhëtim i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na urdhëronte mos t’i hiqnim mestet tona tri ditë dhe netë veçse nga xhunubllëku, por jo nga nevojat personale, urinimi apo gjumi.” Hadithin e ka nxjerr Nesaiu (1/83), Timmidhiu (96) dhe teksti është i tij- dhe Ibën Huzejme (196). Hadithin e konsideruar të saktë Tirmidhiu dhe Ibën Huzejme.

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!) “El-Mes’h” nga ana gjuhësore do të thotë: “Kalimi i dorës mbi diçka.”

Në legjislacionin islam do të thotë: “Kalimi i dorës së lagur mbi një vend të caktuar sipas një forme të caktuar.”

Mes’hi mbi meste saktësohet me sunet mutevatir[1] dhe konsensus (ixhma). Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Në veten timë nuk kam diçka në lidhje me dhënien e mes’hit. Ngase në lidhje me të transmetohen dyzet hadithe nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.”

El-Hasen el-Basri (Allahu e mëhsiroftë!) ka thënë: “Dhënia mes’h transmetohet nga shtatëdhjetë shokë të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.”

Abdullah bin el-Mubarak (Allahu e mëshiroftë!): “Nuk ka kundërshtim mes sahabëve në lidhje me mes’hin.”

Pasuesit e Sunetit dhe xhematit (ehlus-sunneh uel-xhemah) janë dakortësuar për lejimin e dhënies së mes’hit. E nuk e kundërshton (mohon) këtë vetëm ndonjë bidatçi prej shitëve dhe havarixhëve.

Fjala e tij: “mos t’i hiqnim mestet tona” d.m.th. gjatë marrjes së abdesit.

Hadithi tregon për disa çështje:

E para: Ligjshmëria e dhënies mes’h mbi meste për udhëtarët. Ngase Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar për një gjë të tillë (kjo është mustehab).

E dyta: Sqarimi i kohës së vlefshmërisë së mestit për udhëtarin. E ajo është tri ditë dhe tri netë. Ndërsa për vendasin është një ditë dhe një natë.

E treta: “veçse nga xhunubllëku” tregohet se mes’hi lidhet me pastërtinë e vogël (pas nevojave personale, urinës dhe gjumit), ndërsa pastërtia e madhe (gusuli nga xhunubllëku) nuk ka dhënie të mes’hit.

E katërta: Hadithi është argument se gjumi e prish abdesin, sepse hadithi e ka përmendur atë (gjumin) me urinimin dhe nevojat personale. Dhe dihet se urina dhe nevoja personale e prishin abdesin me ixhma (konsensus). Po ashtu dhe gjumi.

Shkëputur me disa shkurtime nga “Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Hadithi Mutevatir është ai i cili përcillet nga një grup i konsiderueshëm transmetuesish, të cilët zakonisht është absurde të bashkohen në gënjeshtër dhe të cilin e adresojnë në diçka materiale. Hadithet mutevatir janë dy llojesh: Mutevatir në shprehje (tekst) dhe në domethënie (përmbajtje) bashkë, dhe mutevatir vetëm në domethënie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here