TRE VËLLEZËR (Tregim mbresëlënës)

0
237

Një njeri kishte jetuar bashkë me tre vëllezërit e tij. Një ditë papritmas i vjen lajmi se duhet të shkojë në një rrugë të vështirë. Njeriu u brengos për këtë, andaj iu drejtua njërit vëlla që t’i ndihmojë në atë rrugë, mirëpo vëllai i tha se nuk mund t’i ndihmojë, pasiqë ai e ka jetën e tij dhe obligimet e tij.

Pastaj njeriu iu drejtua vëllait tjetër, por edhe ky i tha se nuk mund t’i ndihmojë shumë. Më në fund, duke parë se nuk ka asnjë dobi nga dy vëllezërit e parë, njeriu iu drejtua edhe vëllait të tretë, me të njëjtën kërkesë.

Por vëllai i tretë i tha: “UNË GJITHMONË KAM QENË ME TY DHE KURRË NUK TË KAM BRAKTISUR, ANDAJ EDHE KËTË HERË UNË DO TË VIJ ME TY!“ Atëherë njeriu tha: “Unë nga të gjithë vëllezërit më së paku kam menduar për ty dhe më së paku kujdes të kam kushtuar, kurse ja, këta dy vëllezërit tash më braktisën. Ah sikur ta kisha ditur më herët se ti je një mik i tillë, do të isha kujdesur më shumë për ty.“

Në fakt, këtij njeriut i ka ardhur vdekja dhe vdekja është ajo rruga e vështirë që papritmas duhet të shkonte.Vëllai i tij i parë është familja e tij, vëllai i dytë është pasuria e tij, kurse vëllai i tij i fundit janë veprat e tij.

Ka thënë pejgamberi Muhamed savs: „Të vdekurin (xhenazen) e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen, kurse njëra mbetet me të; kthehet familja dhe pasuria, kurse me të mbeten veprat e tij.“

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here