Therrja e kurbanit për fëmiun e posalindur (akika)

0
257

Cilat janë obligimet e prindit ndaj fëmiut të posalindur?

Therrja e kurbanit për fëmiun e posalindur (akika):

Therrja e kurbanit (akika) për fëmiun e posalindur është sunet i fortë sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Dhe kjo bëhet në ditën e shtatë, duke u bazuar në hadithin e lartpërmendur, i cili thotë: “Secili fëmijë është i lidhur me akikën (kurbanin) e tij që therret për të në ditën e shtatë..”.
E nëse nuk ka mundësi që ta therrë në ditën e shtatë, atëherë e therrë kurdo që t’i mundësohet ajo.

Për fëmiun mashkull therren dy dele, ndërsa për atë femër therret vetëm një dele. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Për fëmiun djalë dy dele, dhe për atë vajzë një dele”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Nesaiu, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë)

Me mishin e akikës (sipas mendimit më të saktë) mund të veprojë si të dojë ai që e ka therrur atë. Mund të ushqehet me të, t’ua shpërndajë familjes atë, apo t’ua shpërndajë të varfërve atë.

Allahu e di më së miri
Hoxhë Omer Bajrami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here