Temjani, camcakëzi arab (arab. luban; luban hindi; kundur)
Edhe pse posedon shumë veti mjekuese, shumica e njerëzve rreth tamjanit nuk dijnë gati asgjë.
Në mjekësinë aurvedike, për disa mileniume përdoret në mjekimi
n e artritit , shërimin e plagëve, rregullimin e statusit hormonal te gratë dhe në mbrojtjen nga mikroorganizmat patogjen.
Në vendet e Lindjes së afërt, që herët përdoret për mbajtjen e shëndetit të hapsirës së gojës. Njerëzit nga këto vise e përtypin rrëshirën e tamjanit dhe kështu e përmirësojnë shëndetin e dhembëve dhe nofullave.Vetitë anti-mikrobike që i ka, e parandalojnë infektimin.
Në Perëndim tamjani më shumë njihet për vetitë e tij anti-ndezje, ndërsa acidet e bosvelit janë përbërësi kryesor i saj.
Tamjani në mënyrë efikase zbut dhembjen e shkaktuar nga artriti, pa dhënë asnjë efekt anësor. Përmirëson qarkullimin, si dhe rrjedhjen e gjakut nëpër enët e gjakut të dëmtuara nga proqeset e ndezjes.
Hulumtimet kanë vërtetuar që ekstrakti, acetati i tamjanit, zvoglon dëmtimet neurologjike, vepron kundër depresionit dhe ngarkesës psikike, zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe parandalon sëmundjet e enëve të gjakut.
Në aromaterapi përdoret për lirimin nga stresi, ngarkesa psikike, histeria dhe depresioni, larja me vajin e temjanit ndihmon në dhembjet menstruale dhe ndezja e rrugëve urinare. Ndihmon te bronkiti, asma, sinuziti, ftohjet e shpeshta dhe alergjitë.
Për tu arritur efekti i duhur, është e nevojshme që në dorë të vendoset pak vaj dhe të thithet aroma e saj disa herë në ditë. Është i shkëlqyeshëm për inhalim, në një litër ujë të nxehtë hudhet një lugë e madhe e tinkturës së temjanit.
Vaji i tamjanit mundë të ndihmoj në mjekimin apo zbutjen e gërrhatjes, ashtu që lyhet qafa, gjoksi dhe regjioni rreth hundës. Vaji nuk aplikohet i koncentruar por i zbutur me vaj bazik apo me ujë.
Edhe pse nuk ka kundërindikime të njohura, temjanit dhe preparateve e tij duhet ti ikin personat me tension të lartë të gjakut, shtatëzenat dhe gjidhënëset.
Gjatë natës shkrij disa kokrra TEMJAN në ujë dhe atë tretësirë pije në mëngjes në lukth të zbrazët.–ndihmon shërimin e tuberkulozit, gjakrrjedhjes, dhembjes së barkut dhe diaresë, ndihmon tretjen e ushqimit, eliminon gazrat, eliminon plagëzat dhe pezmatimet e syve, ndihmon rritjen e indit të ri te të thatit e stomakut, ndihmon në rastet e belbëzimeve dhe rritë kujtesën.
Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)





