Të ushqyerit sipas fesë dhe mjekësisë

0
241

Që në fillimet e njerëzimit, praktikat dietetike janë përfshirë në praktikat fetare të njerëzve në mbarë botën. Disa sekte fetare e kanë të ndaluar të konsumojnë ushqime dhe pije të caktuara, disa të tjera e kanë të ndaluar vetëm në ditët e tyre të shenjta. Por pavarësisht qëllimit kjo është në dobi të organizmit dhe shëndetit të njeriut.

Besimi fetar i shprehur si zakon ushqyerje

Për të kuptuar arsyet për zakonet e ushqyerjes dhe dietave në çdo fe, kërkohet një orientim i shkurtër në arsyet e praktikave dhe ligjeve të tyre. Duke qenë të preokupuar për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, udhëheqësit fetarë vendosën rregulla për konsumimin e ushqimeve dhe pijeve duke u bazuar në rregullat dhe praktikat fetare. Meqenëse teknikat e konservimit ishin shumë të limituara dhe njohuritë shkencore të pakta, ata vendosën rregulla dhe kufizime si p.sh. drenimi i gjakut nga kafshët e therura, për të shmangur kontaminimin e shpejtë bakterial. Vërejtjet ndaj praktikave specifike të ngrënies, si mbingrënia, përdorimi i pijeve të forta, simulantëve oralë, dieta vegjetariane, ndalohen gjithashtu nga doktrina e praktikës fetare. Por elementë dhe praktika të tjera, siç është agjërimi, është shumë e vlefshme dhe dobiprurëse për shëndetin.islamandhealth

Roli i agjërimit në shëndetin e njeriut

Ligjet që lidhen me agjërimin, ose kufizimin e ushqimeve dhe pijeve, janë përshkruar si thirrje drejt shenjtërisë nga shume fe. Agjërimi identifikohet si mekanizmi që na lejon të përmirësojmë trupin tonë, të fitojmë pëlqimin e Allahut, dhe të kuptojmë dhe vlerësojmë vuajtjet e të varfërve.

Agjërimi i cili mund të ndërmerret për disa orë gjatë ditës, ose për disa ditë, siç është muaji Ramazan, prezantohet edhe si metodë për të fituar disiplinën e duhur për t’i rezistuar tundimit.

Grupe të caktuara njerëzish duhen përjashtuar domosdoshmërish nga agjërimi. Këtu përfshihen gratë shtatzëna, të sëmurët me diabet dhe sëmundje kronike, fëmijët e vegjël, të paaftët, të kequshqyerit dhe njerëzit që bëjnë punë të rënda fizike. Njerëzit në agjërim në rastin e shfaqjes së shenjave të dehidrimit, duhet ndërprerësin agjërimin dhe të fillojnë rehidrimin dhe ushqyerjen.

Përveç këtyre, agjërimi ka shumë efekte pozitive të shpjeguara edhe nga mjekësia. Ai ka efekt pozitiv në uljen e mbipeshës, në uljen e yndyrave në gjak dhe në riskun e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Ndalimi i përdorimit të simulantëve

Një simulant është një produkt që eksiton sistemin nervor dhe ndryshon fiziologjinë normale të organizmit. Ai mund të jetë një ushqim një pije, ose droga (p.sh kafeina e cila ndodhet tek kafja) dhe ndalohet të konsumohet nga shume fe, për shkak të varësisë që shkakton dhe efekteve të dëmshme fizike. Ndër simulantët e shumtë që njerëzit përdorin është edhe duhani, i cili është i mirënjohur tashmë për rolin e tij në shkaktimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit.

Alkooli, gjithashtu i ndaluar nga feja, është shkaktari kryesor i dëmtimit të mëlçisë, trurit, enëve të gjakut dhe aksidenteve automobilistike.

Shume simulantë që njihen sot, janë shkaktarë të problemeve fizike, sociale, psikologjike, etj, që kanë përdoruesit e tyre.

Të gjithë simulantët, përdorimi i të cilëve është i ndaluar nga feja, janë të dëmshëm, madje shpesh herë edhe shumë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Pra, ndalimi u ushqimeve të caktuara dhe të ushqyerit sipas ligjësive fetare është në funksion të mirëqenies së njeriut. Një gjë e tillë pranohet dhe këshillohet edhe nga mjekësia moderne.

nga Isida Bashmili, Mjeke.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here