Të njohësh veten

0
216

 

Dr Aude foli dhe mbi rëndësinë e njohjes së vetes, gjë e cila fillon që nga fëmijëria e hershme. Teksa foshnja dëgjon zërin e prindërve që shqiptojnë emrin e tij plot dashuri e dhembshuri, zë e kupton se ata i drejtohen pikërisht atij, dhe se emri i tij është Muhamed psh. Më pas, ai fillon të kuptojë se cilës gjini i përket, me cilën fe dhe etni identifikohet etj…

Disa njerëz, në vend që tu shtohet informacioni mbi veten sa më shumë që rriten, në fakt vetja u duket më misterioze dhe enigmatike. Është shumë e rëndësishme që njeriu ta njohë veten, pasi brenda secilit prej nesh gjenden thesare të çmuar dhe potenciale të mëdha, me të cilat na ka pajisur Zoti dhe Krijuesi ynë.

Është shumë e rëndësishme që njeriu ta vëzhgojë dhe mbikëqyrë veten, në vend që të mbikëqyrë të tjerët, gjë e cila arrihet nëpërmjet vetmisë, nëpërmjet miqve të cilët janë si pasqyra, ku njeriu pasqyron të mirat dhe të këqijat e tij, nëpërmjet leximit etj…

Vetmia e vërtetë është ajo që shoqërohet me ibadet, siç ndodh gjatë itikafit në Ramazan, apo gjatë pjesës së fundit të natës. Njeriut i mjafton qoftë dhe një orë në natë vetmi për tu larguar nga zhurmat e jetës duke u izoluar vetëm me veten e tij.

Aude ceku dhe një thënie të Sufjan Theurij, i cili thotë:”Kush njeh veten e tij, është i qetë.” Kjo, sepse këtij njeriu nuk i bëjnë përshtypje lavdet e njerëzve, ashtu siç nuk i bëjnë përshtypje sharjet dhe akuzat e tyre, sepse si lëvdatat ashtu dhe sharjet mund të mos i meritojë.

Ai tha se “uni” negativ i ngjan qelizave kanceroze, të cilat nëse shtohen lipset një ndërhyrje kirurgjikale për të shkulur, në të kundërt e marrin në qafë njeriun. Siç thonë dhe studiuesit, narcisismi, është një ndër çrregullimet më të rënda që prekin njeriun. Ata që vuajnë nga ky çrregullim, i sheh të flasin me dhe pa vend mbi arritjet e tyre.

Ai shtoi se çdo arritje dhe vepër e mirë, nuk duhet të çojë në vetëpëlqim, por thjesht të forcojë besimin tek vetja, pasi njeriu e di mirë se dhuntitë e tij janë prej Zotit. Njeriu duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe t’ia atribuojë çdo arritje Zotit dhe ta falënderojë Atë për bukurinë, familjen, pasurinë, fëmijët dhe suksesin. Një ndër mirësitë më të mëdha është forca e personalitetit për tu përballur me fukarallëkun, sëmundjet, dështimin, privimin etj… Është forca e personalitetit ajo që e bën njeriun të durueshëm dhe të aftë për tu përballur me sfidat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here