PSE TË VJEN TURP TË SILLESH ME GRUAN ASHTU?!

0
211

 

Pse kur burri ia hap gruas së tij derën e makinës, shikohet si të jetë i dobët?!

Pse kur burri e merr një karrige dhe ia afron gruas të ulet në të, shikohet si të jetë i dobët?!

Pse disave u vjen turp ti bëjnë këto vepra dhe nuk dëshirojnë që tjerët ti shohin duke i vepruar, sikur kjo të llogaritet mangësi e burrërisë së tyre!!

Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ishte i Dërguar i Allahut dhe krijesa më e mirë e Allahut në tokë, e përkulte gjurin e tij derisa Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, të hipte mbi deve dhe gjuri i tij ti bëhet asaj si shkallë…

Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur e thërriste Aishen, e përkëdhelte në thirrjen e tij duke i thënë Aish.

Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e priste Aishen të pijë ujë, e pastaj ta merr enën e saj dhe ta hulumtojë vendin e buzëve të saj në enë dhe të pijë nga ai vend.

Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thoshte: Më pëlqen kur një burrë në shtëpi sillet më anëtarët e familjes si fëmijë, mirëpo kur kërkohet nga ai burrëria, e paraqet atë.

Një numër i konsiderueshëm i burrave i ngatërrojnë çështjet e udhëheqjes dhe butësisë me gruan dhe dashurisë dhe mëshirës ndaj saj.

A e llogarisin ata veten më të mirë se Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here