A DO TË FITOSH MIRËSINË E PLOTË!!

0
198

E mrekullueshme është t’i ndihmosh të tjerëve pa dobi dhe interes!

Mirëpo, më e mrekullueshme është kur e bën nijetin t’i ndihmosh tjetrit që të fitosh shpërblim nga Allahu.

E mrekullueshme është të buzëqeshësh në fytyrën e vëllait tënd musliman!

Mirëpo, më e mrekullueshme është kur të intereson gjendja e tij, ka mundësi të jetë ngushtë dhe të ketë nevojë për ndihmë.

E mrekullueshme është përkujdesja për nevojat e të tjerëve dhe largimi nga të menduarit keq për mëkatet e tij.

Mirëpo, më e mrekullueshme është kur tua falsh, dhe mos ti përcjellsh të metat e tyre dhe ta kthesh të keqen me të mirë

Atëherë e merr të gjithë mirësinë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here