KULMI I ÇDO KULMIT TË JETËS!

0
173

Jeta më mësoi që ta bëj zemrën time qytet, ku shtëpitë e tij janë dashuria, dhe rrugët e tij, janë falja dhe toleranca.

Jeta më mësoi të jap dhe të mos pres kompensim për atë që e dhashë.

Jeta më mësoi të jem i sinqertë me veten, para se të kërkoj nga tjetri të më kupton, dhe më mësoi të mos ndjej keqardhje për asgjë!
Po ashtu, jeta më mësoi që shpresën ta bëj fener, që do të më shoqëron në çdo vend.

Kulmi i dashurisë është ta duash atë që të lëndoi.

Kulmi i sinqeritetit është ta harrosh plagën që i dashuri ta shkaktoi.

Kulmi i lidhjes është të vazhdosh lidhjen me atë që me ty i shkëputi.

Kulmi i bamirësisë është të sillesh mirë me atë që me ty mirë nuk sillet.

Kulmi i faljes është t’ia falsh atij që të dëmtoi.

Dhe, kulmi i çdo kulmit, kjo e tëra, të jetë për hir të Allahut!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here