Pergjigjet shejh Albani.
Pyetje: A ka njerëz që tashmë kanë hyrë në Xhennet ose në Xhehennem? Siç thotë ajeti në suren Ja-Sin: ”Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet!” (36:26)
Imam el-Albani: Kjo tregon se çfarë do të jetë. Por tani nuk ka asgjë, pos jetës në Berzah. Hyrja në Xhennet apo në Xhehennem është pas gjykimit, në ditën e ringjalljes.
Pyetje: Edhe Shehidët dhe Profetët?
Imam el-Albani: Të gjithë ata. Por shpirtrat e tyre janë në një gjendje të veçantë të lumturisë, siç thotë ai (alejhi ue selem): ”Shpirtërat e Shehidëve/besimtarë janë në barqet e zogjve, që hanë nga frytet e Xhennetit.” Pra, kjo është lumturi e shpirtit, ndërsa sa i përket asaj të trupit dhe shpirtit së bashku dhe po ashtu dënimi, kjo do të jetë vetëm pas ditës se ringjalljes.
Pyetje: Mirë, çfarë ne kuptojmë, sipas të kuptuarit tonë është se nëse një person jeton, që shpirti tij dhe trupi i tij janë të lidhura. Nëse All-llahu thotë: ”Jo! Ata jetojn të Zoti i tyre.” (3:169) Çfarë unë kuptoj mes saj është, se shpirti është i lidhur me trupin.
Imam el-Albani: Kjo është diçka e njohur, për të cilën nuk duhet pyetur. Profeti shpjegoi atë për ju dhe ju japi përgjigje dhe unë e përmenda më parë. Shpirtrat e Shehidëve janë në barqet e zogjve të gjelbër, çfarë do të thotë kjo?
1. Jeta e një Shehidi përkon me gradën e tij para All-llahut
2. Kjo përkon me ekzistencën e tij në Berzah.
Jeta është e ndryshme. Jeta në Berzah është e ndryshme me jetën në këtë botë dhe jeta në botën tjetër (aihret) është e ndryshme me këto dy forma të jetës, dallim të jetës në Berzah dhe këtë botë.
Prandaj, nuk është e lejuar për një person, të përdor një analogji…një analogji e panjohur, për të bërë, bazuar në atë që ekziston, siç thatë ju: ”Ne e njohim vetëm jetën në këtë mënyrë!”
Mos e përdor këtë jetë të njohur për ju, për të bërë një analogji të jetës, që ju nuk e njihni, veçanërisht nëse disa tekste janë transmetuar, që jeta e Shehidëve përkon me atë, çfarë Zoti jonë në Kur’an konfirmoi: ‘‘Jo! Ata jetojn të Zoti i tyre, dhe ata furnizohen atje.” Çfarë është furnizimi i tyre ?
Nuk janë ushqime të panumërt, si tonat. Furnizimi i tyre është, se ata hanë atë çfarë zogjtë e gjelbërt hanë. Kjo ka për qëllim me furnizimin e tyre, hadithi e shpjegon Kur’anin.
Pyetje: Kur Profeti (alejhi ue salatu ue selem) pa Xhennetin dhe Xhehnnemin dhe atu gjeti disa, që u dënuan në atë dhe disa që ishin të lumtur, si është me këtë?
Imam el-Albani: Po! Vendet e ndryshme, në të cilën banorët e Xhennetit dhe Xhehennemit do të jenë (pas Berzahit), i ishin shpallur atij -kjo është shpallje e vërtetë, për të cilën Sufit pretendojn se e kanë. Por kjo është vetëm për Profetët dhe të Dërguarit.