Home ISLAM Taksi ngjyrë rozë posaçërisht për femrat në Pakistan

Taksi ngjyrë rozë posaçërisht për femrat në Pakistan

ISLAMABAD (AA) – Ka nisur në Pakistan, funksionimi i taksive ngjyrë rozë. Ata do të kenë shofere femra dhe do të përdoren vetëm nga kliente femra, raporton Anadolu Agency (AA).

Përdorimi i taksive ka nisur në qytetin Karaçi, qytet ky që është më i populluari në Pakistanin me rreth 20 milionë banorë. Ndërsa përmes tij synohet të ulet numri i ngacmimeve dhe sulmeve ndaj grave.

Automjetet me ngjyrë rozë, mund të dallohen shpejt në trafik. Gratë në Karaçi do të kenë mundësi që përmes një aplikacioni, duke e ndaluar në rrugë, ose përmes një mesazhi të mund të gjejnë një taksi rozë.

Në mesin e shofereve me xhaketë të zezë dhe shami të kuqe ka gra me profesione të ndryshme, si shtëpiake, vajza të reja, apo edhe nxënëse.

Previous article“Islami nuk kërkon prej teje të vraposh drejt izolimit!”
Next articlePërse i dhembin këmbët nënës ?