Taksa në rrugën e kombit – Nga hoxhë Mustafa Tërniqi

0
201

Nga Hoxhë Mustafa Tërniqi

Taksa në rrugën e kombit e cila ka shqetësuar jo pak shqiptarët në të dyja anët e kufirit është vërtet një nga padrejtësitë e shumta që u shtohen shqiptarëve herë pas here, është një vjedhje, një grabitje dhe një formë varfërimi më tepër.

Mendoj se kjo padrejtësi dhe ky zullum nuk largohet thjesht duke protestuar por duke filluar nga vetvetja jonë, nga pastrimi dhe rregullimi I ndërgjegjes sonë. Shohim në rrugë cdo ditë njerëz që u bëjnë zullum njerëzve të tjerë, qytetarë apo fshatarë që mundohen me cdo mënyrë t’u bëjnë hile e të mashtrojnë qytetarët apo fshatarët e tjerë. Shohim njerëz që vjedhin hapur, njerëz që nëse nuk vjedhin dot mundohen të abuzojnë dhe të tjerë që nëse nuk arrinë as të abuzojnë kënaqen me vjedhjet dhe abuzimet e të tjerëve. Ka dhe nga ata që mburren dhe krenohen me vjedhjet dhe zullumet e tyre. Ndjenja e lakmisë dhe e babazisë për të fituar shumë duke punuar shumë pak dhe për të përvetësuar, për të zhvatur dhe për të shfrytëzuar të tjerët është bërë simbol i shqiptarëve pothuajse në të gjitha shtresat dhe nivelet.

Ndryshimi do të vijë shumë shpejt nëse ne fillimisht do të vetëdijësohemi dhe të ndërgjegjësohemi më shumë si njerëz, si qytetarë, si komb në jetën e përditshme kundrejt njëri tjetrit dhe Zoti cdo herë, për mirë ose për keq do të cojë njerëz që ne i meritojmë.

Allahu në Kuran thotë: “E kështu, Ne u japim pushtet disa zullumqarëve mbi të tjerët, si dënim për cfarë kanë vepruar.” Surja el-En’am 129

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here