Gjyqtari britanik “dënon me Kur’an” atentatorin në metronë e Londrës: ke kryer terrorizëm!

0
227

Gjyqtari britanik, Haddon-Cave iu referua rregullave islame në dënimin e Ahmed Hassan, i cili sulmoi me bombë metronë e Londrës në shtatorin e vitit të kaluar.

Ahmed Hassan u dënua me minimum 34 vjet burg të premten për sulmin në stacionin Parsons Green në shtator të vitit të kaluar.

Pajisja eksplozive që ai bëri nuk arriti të shpërthente plotësisht dhe nuk vrau askënd, por la të paktën 30 të plagosur.

Në gjyq, gjyqtari Çarls Haddon-Cave tha se simpatizuesi 18-vjeçar i ISIS-it kishte kryer “hiraba” (terrorizëm) dhe shkaktoi “trazira në tokë”.

Të dy termat përdoren në ligjin islam për të përshkruar aktet e rebelimit dhe shpesh përdoren nga dijetarët në kontekstin modern për t’iu referuar “terrorizmit”.

“Do të keni shumë kohë për të studiuar Kur’anin në burg në vitet e ardhshme”, tha gjyqtari Haddon-Cave në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin e Hassanit.

Ai shtoi: “Kur’ani dhe Islami ndalojnë çdo gjë ekstreme, përfshirë ekstremizmin në fe. Islami ndalon thyerjen e ligjit të vendit ku jeton apo edhe si mysafir. Islami ndalon terrorizmin”.

“Kur’ani dhe modeli profetik parashikojnë se krimi i kryerjes së terrorit për shkaktimin e trazirave në tokë është një nga krimet më të rënda në Islam … kështu është edhe në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar”.

Vetëm tre vjet më pare, Hassani erdhi në Mbretërinë e Bashkuar si një refugjat 16-vjeçar nga Iraku.

Në atë kohë, ai kishte deklaruar se ishte një jetim i rrëmbyer nga ISIS. /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here