PËRSHKRIMI I PEJGAMBERIT SAL-LALLAHU ALEJHI UE SELEM 1

0
666

Pershkrimi i Pejgamberit salAllahu alejhi ve selem 1 :

– Secili qe e pershkruante, thoshte; ” Nuk kam pare as para tij e as pas tij dikend qe i perngjan atij. SalAllahu alejhi ve selem”
| ibnHisham:1/401,402, XhamiuTirmidhi 4/303

– Xhabir bin Semeri thote: ” Ka pasur goje te bukur dhe sy te medhenj. Nuk ka qene i trashe.”
| Muslimi 2/258

– EbuTufejli ka thene: ” Ka qene i bardhe, me fytyre vezake dhe te kthjellet.”
| Muslimi 2/258

-ElBerra ka thene: ” Ka qene shtatemesatar, shpatullgjere. Floket i kishte te gjate gjer te pulpat e vesheve. E kam pare ne kaftan te kuq. Kurr nuk kam pare ndonje njeri me te bukur se ai.”
| Buhariu 1/502

– ElBerra ka thene: ” Ka pasur fytyren me te bukur dhe sjelljet me te bukura.”
| Buhariu 1/502, Muslimi 2/258

-Rebia, vajza e Muavvidhit, ka thene: ” Sikur ta kishe pare, do te shihje se eshte sikur dielli kur lind.”
| edDaremiu.Mishkatu-l-Mesabih 2/517

EbuHurejre ka thene: ” Kurr ne jeten time nuk kam pare diç me te bukur se Resulullahu salAllahu alejhi ve selem. Dukej sikur dielli lundronte ne fytyren e tij.Nuk kam pare askend qe mund te ece me shpejt se ai. Dukej sikurse toka shpejtonte nen te, ne lodheshim per ta arritur, ndersa ai ishte i palodhshem.”
| Xhamiu Tirmidhi 4/306, Mishkatu-l-Mesabih 2/518

-Xhabir bin Semereti ka thene: ” E kam pare ne naten me hene te plote. E shikoja Resulullahun salAllahu alejhi ve selem pastaj henen- Resulullahu salAllahu alejhi ve selem ishte ne kaftan te kuq- dhe erdha ne perfundim se per mua Resulullahu eshte me i bukur se hena.”
| Tirmidhiu ne eshShemail ,f.2 ,Mishkatu-l-Mesabih 2/518

-Ka’b bin Maliku thote: ” Kur gezohej, fytyra i shendriste sikur te ishte nje cope hene.”
| Buhariu 1/502

-EbuBekri ka kenduar per bukurine e fytyres se Resulullahut salAllahu alejhi ve selem.
| Hulasetu-s-Sijer , f.20

-Umeri gjithashtu , per bukurine e Resulullahut e citonte versetin e Zuhejrit, e thoshte: ” Resulullahu salAllahu alejhi ve selem ka qene i bukur sikurse bukuria se ciles i kendonte ky poet.”
| Hulasetu-s-Sijer, f.20

-Kur hidherohej Resulullahu fytyra i skuqej , sikurse ta kishte derdhur shega ngjyren e vet ne faqet e tij.
| Mishkatu-l-Mesabih 1/22, Tirmidhiu 2/35

-Xhabir bin Emreti thote: ” Kembet i ka pasur ne harmoni me pjeset e tjera te trupit. Qeshte vetem me buzeqeshje. Sikur ta shihje,do te thoshe: ” Syte e surme por pa surme.”
| XhamiuTirmidhi 4/306

-IbnAbbasi thote: ” Dhembet e perparme i ka pasur te ndare ( njeri nga tjetri) . Kur fliste , dhembet i shkelqenin mes buzeve sikurse varg margaritaresh.”
| Mishkatu-l-Mesabih 2/518, edDaremiu.

-ibnAbbasi thote: ” Qafen e kishte sikurse qafa e pikturuar nga piktura artistike. Qepallat i ka pasur te gjata e te lakuara, mjeker te dendur, ballegjere.Kishte vetulla te gjate e te ngjitur, hund te lakuar dhe te kethyer ne kerce. Fytyre te lemuar. .
| Hulasetu-s-Sijer f.19,20

-Enesi thote: ” Kurr nuk kam prekur as mendafsh e as kadife me te bute se duart e Resulullahut salAllahu alejhi ve selem. Kurr nuk e kam hetuar eren e djerses apo ndonje kundermim te keq.” Ne version tjeter qendron: ” As amberit as miskut nuk i vinte ere me e kendshme se e lekures se Resulullahut .
| Buhariu 1/503, Muslimi 2/257

EbuXhuhejfe thote: ” E kam vene doren e tij ne fytyren time. Ishte me e ftohte se bora dhe me aromatike se misku.”
| Buhariu 1/502(3)

– Xhabir bin Semuri rrefen gjersa ka qene femije: ” Resulullahu salAllahu alejhi ve selem ma ledhatoi fytyren, e dores se tij i vinte era sikur ta kishte nxjerre nga ndonje ene ku ruhet parfumi.”
| Muslimi 2/256

– Enesi rrefen: ” Pikat e djerses i kishte si margaritare.”

– Ummu seleme ka thene: ” I vinte era me e mire se çfaredo arome tjeter.”
| Muslimi 2/256

-Xhabiri rrefen: ” Nuk ka mundur te kalonte ndonje rruge, e qe ai i cili kalonte pas tij te mos e ndiente eren qe kishte mbetur prapa tij.Sipas asaj ere mund te kuptonte se ai kishte kaluar atypari. Ka pasur nje arome te veçante e te kendshme, ere fluidi ”
| edDaremiu. Mishkatu-l-Mesabih 2/517

-Ne mes shpatullave e ka pasur shenjen – vulen e pejgamberise – te madhe sa nje veze pellumbi, ngjyre trupi e qe ishte me afer kockes se shpatulles se majte, e madhe sa nje leblebi e madhe.
| Muslimi 2/259,260

– Xhabiri thote: ” Kurr nuk ka ndodhur te kerkohet diç prej tij, e ai te thote jo.”

| Buhariu 1/502

-Aisha thote: ” I riparonte nallanet e veta, arnonte rrobat dhe punonte pune shtëpiake, siç punoni edhe ju vete. Ka qene njeri sikurse çdo njeri tjeter, i pastronte rrobat e veta, e mjelte delen dhe i sherbente vetvetes.”
| Mishkatu-l-Mesabih 2/520