DO TË VJEN NJË KOHË TJETËR

0
498

Në një rast, Abdullah ibn Mesudi r.a. i tha një njeriu:

Ti po jeton në një kohë në të cilën:

– Ka pak këndues të Kur’anit (njohës të rregullave të texhvidit), por ka shumë dijetarë të mirëfilltë të cilët i respektojnë kufijtë kuranorë dhe veprojnë sipas tyre.

– Ka pak prej atyre që lypin dhe kërkojnë ndihmë, por ka shumë nga ata që japin.

Ti po jeton në një kohë në të cilën:

– Namazet zgjaten, ndërsa hutbet shkurtohen dhe në të cilën:

– Veprat e njerëzve janë përpara dëshirave të tyre.

Por njerëzve do tu vjen një kohë e tillë, në të cilën:

– Do të ketë shumë njohës të këndimit të Kur’anit, por do të ketë pak dijetarë të mirëfilltë të cilët do t’i respektojnë kufijtë kuranorë dhe do të veprojnë sipas tyre.

– Do të ketë shumë që prej atyre që lypin, por pak prej atyre që japin. Në atë kohë:

– Njerëzit do t’i shkurtojnë namazet, ndërsa do t’i zgjasin hutbet dhe do t’i vendosin dëshirat e tyre përpara veprave të tyre.” (Bejheki, “Shuabul Iman”, 5000) –

Përktheu: Miftar Ajdini