Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selam ka thënë:
Çdo ditë, Deti i thotë Allahut: O Allah, na lejo të fundosim këta njerëz. O Allah na lejo të bëjmë cunami, na lejo që valët tona të mbulojnë tokën.
Çdo ditë, Toka i thotë Allahut: O Allah, na lejo që të lëkundemi me gjithë ata.
Pastaj, edhe engjujt nuk durojnë më, dhe i thonë Allahut: O Allah, na jep leje të shkatërrojmë këta njerëz.
Por, Allahu i thotë: Po të ishin robërit tuaj, atëherë do t’ju thoja të bëni çfarë të doni. Por meqë janë robërit e mi, atëherë unë bëj me ta çfarë dua.
Kështu që unë do të pres që ata të kthehen tek unë.
Nëse ata kthehen(pendohen) tek unë ditën, unë do t’i fal ata.
Nëse ata kthehen(pendohen) tek unë natën, unë do t’i fal ata.
Tokat, Detet, Engjujt si pasojë e mosdurimit nga mëkatet tona, po kërkojnë tek Allahu që të na mbysin, por Allahu po e kundërshton këkesën e tyre.
Pse? – Vetëm e vetëm, që ti të kthehesh tek Ai.
A s’është koha që ti të kthehesh(pendohesh)?
Pendohu para se të bëhet vonë për ty.