Stili i flokëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem është i përmendur në një numër hadithesh ndër to mund të përmendim:
Flokët e tij nuk ishin as kaçurrela dhe as të drejta.
Është transmetuar se Enes Ibn Melik ka thënë duke përshkruar Profetin, salallahu alejhi ue selem ai ishte me një trup mesatar as i gjatë dhe as i shkurtë. Ai kishte një ngjyrë të lehtë as shumë të bardhë dhe as shumë të errët dhe flokët nuk ishin as kaçurrela e as të drejta shpallja i erdhi atij kur ai ishte dyzet vjeç. [Transmetuar nga el-Buhari 3354, Muslimi 2338]
Flokët e tij i vinin deri tek bulat e veshëve.
Është transmetuar se Bera ibn Azib radiallahu anhu ka thënë: “Profeti, salallahu alejhi ue selem, ishte me një trup mesatar dhe me shpatulla të gjëra. Ai kishte flokë që vinin poshtë deri tek bulat e veshëve. Unë e pashë atë duke veshur një rrobë të kuqe, unë kurrë nuk kam parë dikënd më të pashëm se ai. [Transmetuar nga e-Buhari 3358; Muslimi 2337]
Flokët e tij ndonjëherë vinin deri tek shpatullat e tij.
Katadeh radijallahu anhu ka thënë: “Unë e pyeta Enes Ibn Melikun radiallahu anhu rreth flokëve të Profetit salallahu alejhi ue selem. Ai më tha: “Flokët e Profetit, salallahu alejhi ue selem nuk ishin as kaçurrela dhe as të drejta dhe vinin deri tek një pikë midis veshëve dhe shpatullave të tij. [Transmetuar nga el-Buhari 5565; Muslimi 2337]
Sipas një transmetimi tjetër flokët e tij preknin shpatullat e tij. [Transmetuar nga el-Buhari 5563; Muslimi 2338]
Ndonjëherë flokët e tij ishin më të shkurtëra se ato. Të gjitha këto mund të kuptohen duke ju referuar situatave të ndryshme dhe çdo sahabah ka transmetuar çfarë ai ka parë.
Profeti, salallahu alejhi ue selem i ka ngjyrosur ndonjëherë flokët e tij.
Uthman Ibn Abdullah Ibn Muhibi ka thënë: “Unë hyra tek Umm Selemeh dhe ajo solli jashtë tek ne një nga flokët e Profetit salallahua alejhis ua selam i cili ishte i ngjyrosur. [Transmetuar nga el-Bukhari 5558]
Ahmedi [25328] ka shtuar: të ngjyrosur me këna dhe katam.
[Katam është një bimë që është përdorur për të ngjyrosur flokët. Kur përzihet me kënan i jep flokëve një ngjyrë midis të zezës dhe të kuqes.
Ai i ka ndarë flokët e tij.
Ibnu Abasi radiallahu anhu përcjell se Profeti salallahu alejhi ue selem i ka lënë flokët e tij të rëna mbi ballin e tij ndërsa idhujtarët i ndanin flokët e tyre dhe ithtarët e librit i kanë lënë flokët e tyre të rëna mbi ballin e tyre. I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem ka pëlqyer të jetë si ithtarët e librit në çështje ku nuk ka patur ndonjë urdhër specifik. Atëherë i Dërguari i salallahu alejhi ue selem i ka ndarë flokët e tij. [Transmetuar nga el-Bukhari 3365; Muslimi 2336]
Disa dijetarë e kanë diskutuar kuptimin e këtij hadithi dhe komentet e tyre janë përmbledhur nga Imam el-Neveviu si më poshtë:
Mendimi më i miri është që të dyja, lëshimi i flokëve mbi ballë dhe ndarja e tyre janë të lejuara porse ndarja është më e mirë. Sherh Muslim 15/90
Profeti, salallahu alejhi ue selem e ka kryer haxhin kur flokët e tij i kishte të ngjitura.
Kjo do të thotë i ka bërë disa pjesë të flokëve të ngjiten duke përdorur lëng ngjitës ose ndonjë gjë të njëjtë me të kështu që flokët janë grumbulluar bashkë duke shmangur pisllëkun në mënyrë që të mos kishin nevojë të lahen. Kjo është më e lehtë për një person i cili është në ihram veçanërisht në të kaluarën kur personi në ihram ishte përballur me shumë pisllëk dhe pak ujë.
Ibnu Umar radi all-llahu anhu ka thënë: “Unë e pashë të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke ngritur zërin në Telbijah me flokët e tij të ngjitur. [Transmetuar nga el-Bukhari 5570; Muslimi 1184]
Profeti, salallahu alejhi ue selem ndonjëherë i ka gërshetuar flokët e tij veçanërisht kur udhëtonte për ti mbajtur pastër nga pluhuri.
Ummu Hani ka thënë: “Profeti, salallahu alejhi ue selem ka ardhur në Mekë me katër gërsheta”. [Transmetuar nga el-Tirmidhiu 1781, Ebu Daudi 4191, Ibn Maxhah 3631. I klasifikuar si sahih nga el-Hafidh Ibn Haxher në Fet’h el Bari 10/360].
Përsa i përket llojeve të stileve të flokëve që janë të ndaluar ato janë të kategorizuar si mëposhtë:
1. el-Kaza është kur një pjesë e flokëve rruhet dhe lihet një pjesë tjetër.
Është transmetuar nga Ibn Umari se Profeti, salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar el-Kazan. [Transmetuar nga el-Bukhari 5466, Muslimi 3959].
Njëri nga transmetuesit e këtij hadithi e përshkruan el-Kazan si rrurja e një pjese të kokës së fëmijës dhe lënia e disa flokëve të tij.
Ibn Kajjimi rahimahullah ka thënë: “Përsa i përket rruarjes së një pjese të kokës dhe lënies së pjesës tjetër është me grada të ndryshme. Më e keqja është rruarja e majës së kokës dhe lënia e anëve ashtu si veprojnë murgjit. Pastaj vjen rruarja e anëve duke lënë mesin siç veprojnë shumë budallenj dhe njerëz të pavlerë. Pas kësaj vjen rruarja e flokëve përpara dhe lënia e flokëve mbrapa.
Këto tre stile të gjitha biejnë nën përkufizimin e el-Kaza e cila është e ndaluar nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, por disa prej tyre janë më të këqia sesa të tjerat”. [Ahkam ehlul el-Dhimmah 3/1294]
2. Imitimi i jomuslimanëve dhe njerëzve imoral.
Kjo përfshin çdo stil floku që i përket jomuslimanëve ose njerëzve imoral sepse nuk është e lejuar për një musliman t’i ngjajë atyre sepse Profeti, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush imiton një popull ai është prej tyre”. [Transmetuar nga Ebu Daudi 4031. I klasifikuar si hasan nga el-Hafiz Ibn Haxhar në Feth el-Bari 10/271].
Sheihul Islam ka thënë: “Më e pakta që mund të themi rreth këtij hadithi se është haram për t’i imituar ata megjithëse kuptimi i dukshëm është se dikush i cili i imiton ata është jomusliman ashtu si në ajetin “Dhe nëse ndonjë nga ju i merr ata si eulijah atëhere me të vërtetë ai është nga ata”. [el-Maideh 5:51] Iktida el-Sirat el-Mustekim faqe 83.
Imitimi i budallejnve. Këto stile flokësh që bëhen nga budallenj të cilat mund të futen në kategoritë që përmendëm më lart.
Dhe Allahu e di më së miri.