Streha bashkëshortore

0
204

Problemi: Streha bashkëshortore

Me këtë problem nënkuptohet mungesa e një banese të përshtatshme për çiftin dhe lëvizjet e shumta nga një apartament në tjetrin, gjë që shkakton një gjendje psikologjike të paqëndrueshme.

Zgjidhja:

Burri duhet të sigurojë një banesë të përshtatshme për gruan e vet, me prindërit e tij ose, më vete. Banesa duhet të ketë të gjitha mjetet dhe aksesorët që u nevojiten fëmijëve dhe gruas, me kusht që të jenë të përshtatshëm për të bërë një jetë bashkëshortore të qëndrueshme, të qetë dhe normale, siç thotë Allahu (xh.sh.): “Ato (gratë), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju” (Et-Talak:6).Niveli I kushteve varion në bazë të mundësive ekonomike që ai ka. Bashkëshortët duhet ta caktojnë banesën ku do të jetojnë pasi të jenë menduar mirë rreth madhësisë së saj, rreth numrit të dhomave, etj. Kjo bëhet në mënyrë që të stabilizohen dhe të mos detyrohen të ndërrojnë shtëpi herë pas here. Nëse burri nuk i ka mundësitë financiare për të realizuar ato çka ëndërron gruaja e tij, duhet ta lajmërojë atë dhe t’i premtojë se kjo gjendje do të jetë e përkohshme, dhe se ai do të punojë për t’i siguruar asaj gjithçka që e bën të lumtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here